Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Albin Kurti ia bën “8 me 2”, Vuçiq kërcënon Kosovën: Nëse aplikon për KE, do t’ua tregojmë dhëmbët

06/05/2022 - 21:11
në Kryesore, Lajme
A A
Albin Kurti ia bën “8 me 2”, Vuçiq kërcënon Kosovën: Nëse aplikon për KE, do t’ua tregojmë dhëmbët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shije të hidhur i ka lënë darka që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e kishte të mërkurën mbrëma në Berlin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ngjarja ku ishte prezent edhe emisari evropian për dialogun Miroslav Lajçak, sipas Vuçiqit, shkoi huq pasi që delegacioni kosovar sipas serbit refuzoi publikimin e deklaratës së përbashkët.

“Në fund thanë se nuk mund të shkruhet që Vuçiq pajtohet për paqe për shkak se ai është “Putin i vogël” dhe do luftë. Unë ju thashë ‘hiqeni edhe këtë pjesë e çkado tjetër vetëm të kemi deklaratë të përbashkët’ por ata na thanë nuk duam asgjë. Duhet ta kuptoni me kënd kemi punë”, tha Vuçiq.

Në adresimin disa orësh, Vuçiq nga Beogradi tha se shteti i tij është vënë në pozitë të rëndë pas deklaratave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për Pavarësinë e Kosovës.

Putin tha se parimi për vetëvendosje i popullit të Kosovës, mbi të cilin ka një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duhet të vlejë edhe për republikat e vetë-shpallura Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë.

Vuçiq pastaj u kthye me kërcënime për Kosovën që e ka në plan të aplikojë për pranim në Këshillin e Evropës e në Partneritet për Paqe të NATO-s.

“Atë ditë që marrim vesh që kanë aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në ndonjë organizatë përgjigjja jonë do të jetë shumë më e fortë sesa që mendojnë ata e nuk do të jetë vetëm deklaratë për media. Më besoni se do t’ua tregojmë dhëmbët goxha shumë”.

Ndërkohë shfaqi video që thotë se tregojnë sesi Ushtria e Kosovës kaloi në veri të Mitrovicës.

Sipas Vuçiqit një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë pasi që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkroi ujdi në Bruksel më 2013 me të cilën Kosova pajtohet që FSK-ja nuk kalon në veri pa leje paraprake nga NATO-ja dhe kryetarët e komunave.

“Filmimet janë nga e enjtja mes orës 10:00 dhe 12:00 të ditës dhe askush nuk reagon për këtë dhe nuk interesohen që krejt ujdia është shkelur. Me këtë ne e dokumentojmë secilin sulm ndaj serbëve dhe secilën shkelje të të drejtës ndërkombëtare”.

Kryetari i Serbisë, shtoi se askujt në Prishtinë nuk i intereson që të themelohet Asociacioni dhe se bashkësia ndërkombëtare do nga Beogradi vendosje të sanksioneve ndaj Moskës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë