Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Berisha: Kurti, ‘Piter Pani’ me të cilin po tallet Vuçiq!

06/07/2024 - 11:16
në Lajme
A A
Berisha: Kurti, ‘Piter Pani’ me të cilin po tallet Vuçiq!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova duhet të krijojë frymë që të hiqen masat e vendosura nga Bashkimi Evropian.

Ai tha se shteti i tij e përkrahë heqjen e masave qoftë edhe në mënyrë graduale dhe se për këtë po punojnë.

“Ne po punojmë në largimin e masave. Pozita e Gjermanisë është shumë e qartë. Masat duhet të largohen, së paku gradualisht. Por në BE, 27 vende duhet të arrijnë pajtimin. Dhe ky është proces që po vazhdon për momentin. Ne përkrahim largimin, dhe së dyti Qeveria e Kosovës duhet të krijojë një frymë ku këto masa mund të largohen”, ka thënë Rohde në Tëvë 1”

Në lidhje me këtë deklaratë të Rohde, ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.

Berisha thotë se mesazhi i ambasadorit Rohde ndaj Kurtit ishte vërejtje se duhet të jetë i përgjegjshëm dhe serioz.

Ai tha se Kurti nuk mund të tërhiqet kur kur merr obligime ndërkombëtare, të pranojë marrëveshjet dhe pastaj të bëjë obstruksione.

Berisha tha se pasiguria që ka krijuar Kurti në procesin e dialogut, e zbeh mundësinë ose jo të lehtësimit të masave.

“Deklarata sugjeruese e Ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duhet kuptuar si thirrje që Qeveria e Kosovës të krijojë këtë frymë për heqjen e masave nga BE.Si e tillë, varësisht “sa është e sinqertë”, për faktin se edhe Serbisë, në deklarimet e tij, ia ka rikthyer vëmendjen te kushtet për integrim në BE. Pra, mbetet që ndërtimi i paqes me Kosovën dhe vendet e rajonit, të jetë kusht për integrim në BE, përkundër lëshimeve në dëm të Kosovës, që i janë bërë Serbisë para dhe me pranimin e Marrëveshjeve si Plan franko-gjerman, Aneksit të Ohrit, Statutit të EU për Bashkësinë e Komunave Serbe dhe statusin e Kishës Ortodokse në Kosovë, kërkesa sugjeruese e Ambasadorit Rohde duhet parë në disa dimensione”

“Në kontekstin politik dhe diplomatik që është krijuar me procesin e dialogimit dhe negocimit të deritanishëm, mesazhi i Ambasadorit Rohde ndaj Kurtit ishte vërejtje se duhet të jetë i përgjegjshëm dhe serioz. Nuk mund të tërhiqet kur merr obligime ndërkombëtare, të pranojë marrëveshjet e pastaj të bëjë obstruksione kur përballet me zbatimin e tyre. Është dashur një konsultim dhe koordinim harmonizues gjithpërfshirës, respektim i procedurave kushtetuese dhe politike, para pranimit, siç e ka të përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës dhe Platformën e Kuvendit për dialog. BE kur merr vendime, është proces serioz dhe i maturuar ndaj arsyeve pse merr vendime të tilla. Joserioziteti, inkonsistenca, pasiguria që ka krijuar Kurti në procesin e dialogut, e zbeh mundësinë ose jo të lehtësimit të masave. Prandaj Qeveria Kurti duhet të bëhet serioze, për të krijuar një frymë pozitive dhe të qëndrueshme. Sa ka qenë ky dialog i hapur dhe konstruktiv përfshin kompromiset e ndërsjella dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme. Kjo nuk mund të konstatohet njëanshëm dhe pa përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara, duke u koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, me theks aleatin tonë kryesor që e determinon dhe garanton këtë proces, SHBA” deklaroi Berisha.

Deputeti i PDK-së tha se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë është e rëndësishme për t’u siguruar që Serbia të përmbushë obligimet e saj.

“Qeveria duhet të tregojë vullnetin politik për të çuar përpara dialogun në interes të Kosovës, kurse deri më tani në çdo veprim dhe vendim politik, ka bërë atë që edhe vetë DASH na kanë paralajmëruar se është në dëm të Kosovës, krijim status quoje, që është interes serb dhe rus në rajon.Kjo e vendos Kosovën përballë zhvillimeve të reja në përmasa gjeostrategjike politike, ushtarake dhe ekonomike, që po e komplikojnë dhe kushtëzojnë dialogun në dëm të Kosovës. Shto kësaj faktin se nuk po zbatohen as reformat dhe masat që kërkohen nga partnerët për përmirësimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike në vend.Kërkesa për koordinim dhe mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë BE-në dhe me theks SHBA-në, nuk duhet parë si veprim inertiv në raport me sovranitetin dhe konceptin e vendimmarrjes si shtet i pavarur, por si kusht i ecjes së sigurt dhe të qëndrueshme përpara. Kjo mbështetje e partnerëve ndërkombëtarë është e rëndësishme për të siguruar që Serbia gjithashtu të përmbushë obligimet e saj dhe të kontribuojë në krijimin e një fryme bashkëpunimi”.

Berisha ka folur edhe në lidhje me paralajmërimet e Kurtit se Serbia po përgatitet për sulm ndaj Kosovës.

Ai tha se deklaratat që vijnë nga kryeministri po e kthejnë atë në një ‘Piter Pan’ me të cilin po tallet Vuçiqi.

“Deklarimi i Vuçiq, se “Ëndrrat e Kurtit janë lufta, ndërsa ëndrrat e mia janë një Serbi e suksesshme dhe më e zhvilluara në rajon” dhe deklarimi tallës se “Ai do të donte luftë, është i vetmi që dëshiron të ketë një uniformë dhe të luajë “Zelenskyn e vogël” në Ballkan” janë tepër goditje e rëndë diplomatike për një udhëheqës politik të dalë jasht seriozitetit të kursit politik që ndjek. Sado që, vlerësimi se jemi në kërcënim permanent nga Serbia si hegjemon ushtarak e politik në rajon është realitet në ndonjë konstelacion të përshtatshëm, tendenca e mbulimit arsyetues për rrezik lufte përmasash globale, tejkalon kufijtë e seriozitetit të një lideri të vogël dhe po e kthen atë në “Piter Pan” me të cilin po tallet Vuçiq” deklaroi Berisha.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë