Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Patrullime vëllazërore në Rrugën e Kombit, vozitësit mirëpresin bashkëpunimin policor Kosovë – Shqipëri

06/07/2024 - 19:33
në Lajme
A A
Patrullime vëllazërore në Rrugën e Kombit, vozitësit mirëpresin bashkëpunimin policor Kosovë – Shqipëri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tash e pesë ditë, Policia rrugore e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, kanë filluar patrullimet e përbashkëta në rrugën e Kombit. Sipas përgjegjësve të drejtorisë rrugore të të dyja vendeve, kjo nismë ka luajtur rol pozitiv në uljen e aksidenteve. E vozitësit nga Kosova, këtë bashkëpunim e shohin me vend.

Uniformat i kanë të ngjashme, ashtu sikurse synimin.

Të koordinuar, takimin e parë e realizojnë në hyrje të Kukësit.Gjithçka fillon sipas planit operativ të cilën e kanë të qartë, zyrtarët policorë të departamentit rrugor në kuadër të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, të cilët kanë nisur patrullimet e përbashkëta.

“Kemi qenë në pikë kontrolli me radarë elektronik në kilometrin 19, deri sa kemi marrë thirrjen me ardhë këtu, gjithçka ka qenë në rregull”, tha polici i Kosovës.

E pas takimit koordinues, makinat policore ishin gati për nisje.

Të bashkuar ata u nisen në rrugën e Kombit.E ndalesën e parë e bëjnë në kilometrin 77.

Detyrat, siç i përcakton edhe marrëveshja, janë të ngjashme.Paraprakisht polici rrugor nga Shqipëria fillon ndalesën e parë.

Për të informuar turistët kosovarë për këtë patrullim të përbashkët, njashtu vepron edhe Policia e Kosovës.

E këtë bashkëpunim po e vlerësojnë të duhur qytetarët kosovarë.

“Super të mirë, na vëllezër jemi, po po gjithqysh normal me pas më shumë stacione, më shumë ndalesa pse jo”, tha një qytetar.

“Shumë me vend, duhet me pas më shumë bashkëpunim, më shumë kontroll, por ky bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës është shumë me vend. Momentin që ka kontroll, deri sa ta kuptojnë populli që ka kontroll do të ruhen më shumë”, tha një tjetër qytetar.

Sipas kryekomisarit shqiptar, ky bashkëpunim ka vetëm një qëllim.

“Të dyja policitë, si ajo rrugore e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, përveç shërbimeve që lidhen me parandalimin dhe me rritjen e sigurisë, në rrugët dhe intenerarët që zgjedhin turistët jo vetëm ata që vijnë nga Kosova por edhe të tjerë të shteteve të ndryshme, kanë shkëmbyer eksperienca pozitive, praktikat policore do të thosha të ndryshme me qëllim, harmonizimin dhe në fund, efikasitetin e këtij shërbimi vetëm për qëllimin e rritjes së sigurisë rrugore”, tha Taulant Gjoka nga Drejtoria e Policisë Rrugore e Shqipërisë.

Se gjithçka po shkon sipas dakordimit, e thotë edhe Mehmet Latifi nga Policia e Kosovës.“Bashkëpunimi shumë i mirë, mirëpo gjithçka është duke shkuar në mënyrë të rregullt, si me komunikacion si me qarkullimin e automjeteve.

Edhe qytetarët kur po na shohin neve që jemi në rrugë, po e ndjejnë një lehtësi pak më të bukur dhe më të mirë sepse po e shohin policinë e vet edhe po e ndjejnë vetën si me qenë në Kosovë”, tha Latifi.

Me rotacion të ndezur, patrullimi i përbashkët vazhdon edhe më tutje brenda tunelit Kalimash.

Shkak i këtij bashkëpunimi, vlerësohet se ka rënie të aksidenteve.

“Sigurisht policia rrugore, duke evidentuar këto raste ka ndërmarrë masa ekstreme në kuptimin pozitiv, të monitorimit me radarë, por edhe me kamera. Dhe kjo ka ndikuar në uljen e kësaj tendence, dhe sigurisht e përdori këtë mundësi, për të apeluar për të gjithë përdoruesit e rrugës qofshin ata nga Kosova apo edhe nga Shqipëria që të jenë të kujdesshëm me rregullat e qarkullimit rrugor, në veçanti zonat me rrisk të lartë siç janë tunelet”, tha specialisti i sigurisë rrugore – Taulant Gjoka.

Monitorimi bëhet edhe nga lartë, për t’u kujdesur që gjithçka të shkojë sipas planit.

Patrullimet e përbashkëta policore Kosovë – Shqipëri nisin çdo vit në sezonin veror.

Përmbyllja e aktivitetit ditor, nuk bëhet ndryshe, veçse me një përqafim vëllazëror./teve1

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë