
Në 24 vjetorin e rënies së dëshmorit Artim Jashari, biri i tij, Endriti, ka përkujtuar momentet kur bashkë më nënën e tij e varrosen trupin e të atit.
“Babë, edhe pse i vogël, nuk të lash mbi dhe… me duart e mija të vogla e preka flamurin me të cilin ishte i mbuluar trupi yt”
“Koha po kalon shpejt, malli për ty sa vjen e shtohet. Me nënën atë ditë t’a dhamë dhamë lamtumirën, duke mos të të harruar kurrë. Të kemi kujtuar çdo ditë, të dy… Ajo e mbajti amanetin që ti i’a ke lënë. Më ka rritë me krenari duke më treguar sa trim e sypatrembur ishe”, ka shkruar Endriti.









