Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Statistikat janë si shoku që ju tregon se keni shtuar peshë”, Kurti e ngacmon shefin e stafit për fjalinë që ia shtoi në tekst

12/07/2024 - 14:35
në Lajme
A A
“Statistikat janë si shoku që ju tregon se keni shtuar peshë”, Kurti e ngacmon shefin e stafit për fjalinë që ia shtoi në tekst
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti ka përmendur sot Shefin e Stafit, Luan Dalipin, në fjalimin që mbajti në konferencën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku u prezantuan rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se “statistikat janë si ai shoku apo ajo shoqja që ju tregon që keni shtu peshë – ndoshta nuk dëshironi ta dëgjoni, por është e rëndësishme për shëndetin tuaj”. Ai zbuloi se këtë pjesë të fjalimit ia ka shkruar Dalipi, të cilin e ngacmoi pak duke thënë se dukshëm e ka bërë nga përvoja personale, raporton Express.

“Në demokraci, marrja e vendimeve politike duke u bazuar në dëshmi (d.m.th. në statistika) është shumë me rëndësi për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie. Statistikat janë si ai shoku apo ajo shoqja që ju tregon që keni shtu peshë – ndoshta nuk dëshironi ta dëgjoni, por është e rëndësishme për shëndetin tuaj! Të them të drejtën kjo fjali kur e pashë në fjalim nuk m’u duk fort e përshtatshme, por vendosa ta lexoj meqenëse e ka shtuar shefi i stafit tim, Luan Dalipi dhe qartazi, dukshëm këtë e ka bërë nga përvoja e tij personale”, tha Kurti, deklaratë që nxiti të qeshura.

Fjalimi i plotë:

Realizimi i regjistrimit të popullsisë ishte një nga projektet më me prioritet të Qeverisë së Republikës së Kosovës gjatë këtij viti, duke marrë parasysh rëndësinë e të dhënave në kohë si dhe raundin e regjistrimeve globale (2015-2024), ku edhe Kosova do të jetë pjesë e këtij zhvillimi.

Ky regjistrim nuk është thjesht një ushtrim statistikor; është një reflektim i përkushtimit tonë për të kuptuar dhe adresuar nevojat e popullatës sonë – duke siguruar si shpërndarje të barabartë të burimeve po ashtu edhe hedhje të bazave për vendimmarrje të informuar që do të formësojë të ardhmen e Kosovës.

Në një mënyrë, statistikat e mirëfillta janë si GPS-i për të ardhmen e vendit tonë. Me të dhëna të sakta jemi të sigurt se nuk do ta humbim rrugën dhe do ta gjejmë destinacionin tonë. Përndryshe, pa to, do të përfundojmë duke bërë rrotullime e zig-zage, e rrjedhimisht të humbim resurse të vlefshme.

Rezultatet e një procesi të regjistrimit me karakteristikat e tyre që përfshijnë shtrirjen gjeografike, demografike, sociale dhe ekonomike, madhësinë dhe përbërjen e ekonomive familjare, kushtet e jetesës, nivelin e edukimit etj., duke filluar nga zonat më të vogla ose nëngrupet e popullsisë, e bëjnë unik dhe të vetëm regjistrimin. Nxjerrja e të dhënave të shumta, të plota dhe të sakta do t’u mundësojë të gjithë shfrytëzuesve dhe vendimmarrësve, duke filluar nga niveli lokal e qendror, por edhe për organizatat donatore e investitorët prospektivë për orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët. Pa të dhëna të sakta, pra, pa statistika cilësore edhe vendimet mund të jenë të pasakta dhe jo cilësore. Statistikat janë një e mirë publike dhe duhet përdorur për marrjen e vendimeve bazuar në dëshmi. Në demokraci, marrja e vendimeve politike duke u bazuar në dëshmi (d.m.th. në statistika) është shumë me rëndësi për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie.

Statistikat janë si ai shoku apo ajo shoqja që ju tregon që keni shtu peshë – ndoshta nuk dëshironi ta dëgjoni, por është e rëndësishme për shëndetin tuaj! Të them të drejtën kjo fjali kur e pashë në fjalim nuk m’u duk fort e përshtatshme, por vendosa ta lexoj meqenëse e ka shtuar shefi i stafit tim, Luan Dalipi dhe qartazi, dukshëm këtë e ka bërë nga përvoja e tij personale.

Qeveria e Kosovës, së bashku me Agjencinë e Statistikave të Kosovës, gjatë kësaj kohe bashkërenduan aktivitetet dhe pothuajse të gjitha kërkesat e ASK-së drejtuar Qeverisë u aprovuan në kohë, gjë që mundësoi një rezultat të tillë të suksesshëm. Unë jam krenar si kryeministër i Republikës së Kosovës, për përkushtimin dhe angazhimin e treguar nga të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces. Pra, ky regjistrim i popullsisë, është edhe shembull i bashkëpunimit dhe harmonisë të të gjithë këtyre njerëzve që morën pjesë bashkë në një proces kaq të rëndësishëm për vendin tonë për të ardhmen tonë.

Unë personalisht, në një periudhë të shkurtër kohore (brenda 6 muajve) kam vizituar disa herë ASK-në për të parë nga afër përgatitjet e nevojshme, për të inkurajuar dhe për të ofruar mbështetjen time personale.

Institucionet ndërkombëtare, si Bashkimi Evropian (BE), Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore, USAID etj. bazohen në të dhëna statistikore për të marrë vendime të informuara porsi qeveria edhe institucionet e tjera të shtetit. Këto të dhëna grumbullohen zakonisht nëpërmjet regjistrimeve të popullsisë, të cilat sigurojnë një bazë të fortë për analizë dhe planifikim strategjik.

Kosova luan një rol të rëndësishëm në aktivitetet e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor dhe është një partner aktiv në punën e organizatave ndërkombëtare. Duke marrë pjesë në iniciativa të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, Kosova kontribuon në përmirësimin e cilësisë dhe krahasueshmërisë së të dhënave statistikore. Ky angazhim jo vetëm që e përmirëson politikëbërjen e brendshme, por edhe rrit integrimin dhe besueshmërinë e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Përmes këtyre bashkëpunimeve, Kosova përfiton nga shkëmbimi i informacionit dhe përvojave më të mira, duke forcuar kapacitetet e saj institucionale dhe duke siguruar që të dhënat e saj të jenë të krahasueshme me ato të vendeve të tjera. Kjo është thelbësore për tërheqjen e investimeve, për hartimin e politikave efektive dhe për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social.

Një agjenci e fuqishme e statistikës, e cila ofron të dhëna të besueshme dhe statistika të azhurnuara, është një aset i çmuar për vendin. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, e rikonfirmoj përkushtimin tim dhe të Qeverisë për komunikim të hapur, bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim të përkushtuar, me qëllim që ta bëjmë Kosovën një vend lider në mbledhjen, analizën dhe shfrytëzimin e të dhënave statistikore për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Ju falemnderit për punën e madhe që keni bërë dhe për vëmendjen tuaj sot!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë