Anëtari i PSD-së Azdren Shala ka reaguar pasi Pjetër Shala u dënua nga Gjykata Speciale me 18 vjet burgim.
Sipas Shalës, kjo është padrejtësia e rradhës nga kjo gjykatë. Ai tutje është shprehur se “para ketij absurdi, do duhej iniciative dhe reagim qeveritar. Do duhej, ama per fatin edhe me te keq, efektet e kesaj gjyjate jane edhe qellimet e Qeverise. Zbehja e shkelqimit te UCK-se, para se me qene vendim i kesaj Gjykate, ka qene dhe mbetet narracion shpjegues i Kurtit per luften.”
E plotë:
Pas Calit, vjen padrejtesia e radhes kundrejt Pjeter Shales. Keto denime nuk jane te drejta dhe as nuk e kane qellim fare drejtesine. Vete natyra e Gjykates Speciale, eshte konstrukt anti-shqiptar. Procesi eshte formal, sepse denimi eshte ditur paraprakisht. Krejt ky teater qe emrin i ka vene Gjykate Speciale e ka vec nje qellim, relativizimin e krimeve serbe. Pasi te mbyllet krejt ky proces i padrejte special, edhe zyrtarisht lufta e Kosoves ka me u njoh si lufte ku nuk ka pasur agresor dhe viktima. Ky relativizim eshte ahistorik, eshte jo human.
Para ketij absurdi, do duhej iniciative dhe reagim qeveritar. Do duhej, ama per fatin edhe me te keq, efektet e kesaj gjyjate jane edhe qellimet e Qeverise. Zbehja e shkelqimit te UCK-se, para se me qene vendim i kesaj Gjykate, ka qene dhe mbetet narracion shpjegues i Kurtit per luften.













