Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vazhdon koketimi i Idrizit të PDK-së me njerëzit e afërt të Kurtit – sot nënshkroi marrëveshje më vëllain e drejtorit të tij, vartësin i Liburn Aliut

17/07/2024 - 20:59
në Kryesore, Lajme
A A
Vazhdon koketimi i Idrizit të PDK-së me njerëzit e afërt të Kurtit – sot nënshkroi marrëveshje më vëllain e drejtorit të tij, vartësin i Liburn Aliut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vazhdon koketimi i Idrizit të PDK-së me njerëzit e afërt të Kurtit – pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes më vëllain e drejtorit të tij është vartës i Liburn Aliut

Pushteti prej mbi 50% i Lëvizjes Vetëvendosje jo rrallë herë ka tundur edhe orientimet politike të zyrtarëve të lartë të partive tjera, të cilët nëse jo hapur, kanë koketuar me partinë në pushtet duke dhënë shpeshherë doza admirimi për të.

Një afërsi të tillë me partinë në pushtet e kemi parë disa herë edhe nga kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili i takon Partisë Demokratike të Kosovës, parti e cila është akuzuar nga Vetëvendosje për çdo gjë të keqe që ka ndodhur në këtë vend, shkruan Veriu.info.

Së fundit kryetari Idrizi ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për zona kadastrale me kryeshefin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, agjenci që menaxhohet nga qeveria qendrore, përkatësisht ministria e drejtuar nga Liburn Aliu. Pra, Ferit Idrizi ka nënshkruar marrëveshje me vëllain e drejtorit të tij të Drejtorisë së Kadastrit, Remzi Ahmetit.

Foto: Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes (Liburn Aliu, Ferit Idrizi dhe Avni Ahmeti)

Në këtë ceremoni Kryetari i Vushtrrisë është shoqëruar pikërisht nga drejtori i Kadastrit, Remzi Ahmeti me të cilin edhe ka publikuar një fotografi.

Foto: Ferit Idrizi dhe Remzi Ahmeti

Edhe pas emërit të Remzi Ahmetit drejtor komunal nga Ferit Idrizi i PDK-së, ai ka vazhduar të ushtroj detyrën e drejtorit të Bordit në Telekomit e Kosovës me vendim të Qeverisë Kurti.

(Deklarimi i pasurisë për vitin 2023 nga Remzi Ahmeti)

Idrizi siç shihet në fotografi, shfaqet “i lumtur” krahë zyrtarëve të qeverisë Kurti, përfshirë edhe Liburn Aliun.

Drejtori aktual i Kadastrit në Vushtrri, Remzi Ahmeti, ishte zgjedhur drejtor bordi në Telekomin e Kosovës më 2021 nga qeveria Kurti, ku pas disa muajsh ishte emëruar fillimisht Drejtor komunal i Financave nga Ferit Idrizi, për t’i dhënë më pas si për koicidencë në udhëheqje Drejtorinë e Kadastrit. Si duket për ta pasur më të lehtë kryerjen e punëve me nivelin qendror të Kadastrit, ku drejtor është vëllai i tij.

Por afërsia e vëllezërve Ahmeti me Vetëvendosjen duke marrë pozita të rëndësishme, nuk e ka penguar kryetarin nga radhët e PDK-së, që të koketojë me ta, madje njërin duke e emëruar në pozitën e drejtorit në komunë, derisa shumë zyrtarë tjerë të partisë janë injoruar tërësisht në emërimin e pozitave politike.



Akuzat nga Vetëvendosje në adresë të PDK-së nuk u ndalën as në momentin kur kaluan nga opozita në pushtet.

E krejt kjo klimë politike polarizuese e akuzuese nuk ka penguar që kryetari Ferit Idrizi nga PDK, të ngarend të takohet, bashkëpunojë e fotografohet me zyrtarë të pushtetit.

Kur shumë zyrtarë tjerë të PDK-së refuzonin të takoheshin me pushtetin, aty dilte Ferit Idrizi, që nuk ndalte “zgërdhirjen” në fotografi me pushtetarët qëndror.

JU REKOMANDOJMË

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës
21/08/2026 - 15:43

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përsërit thirrjen amerikane për formim të institucioneve duke thënë se ngërçi politik po i kushton Kosovës. Në një përgjigje për rtv21 ambasada tha...

Më shumëDetails

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë
21/08/2026 - 15:29

Në kulmin e sezonit veror, eurot janë shtuar edhe më shumë në treg nga hyrjet e turistëve dhe emigrantëve që kthehen në Shqipëri, duke bërë që leku të...

Më shumëDetails

“Dorëzohet” RTK-ja: Pas presionit të madh publik, publikon një lajm për intervistën e Thaçit nga Haga

“Jemi kapërthyer nga hienat”, redaktorja e RTK-së i kundërpërgjigjet U.D të Kryeredaktores pasi kërkoi ballafaqim
21/08/2026 - 15:13

Radio Televizioni i Kosovës është dorëzuar. Pas kritikave të shumta për injorimin e intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ky televizion ka vepruar. Para pak qastesh, RTK...

Më shumëDetails

Tahiri: Dy punëtorë të KEK-ut humbën jetën brenda tri ditësh, Qeveria të garantojë sigurinë në punë

Tahiri: Dy punëtorë të KEK-ut humbën jetën brenda tri ditësh, Qeveria të garantojë sigurinë në punë
21/08/2026 - 14:45

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri në një konferencë për media ka akuzuar Qeverinë për mungesë reagimi dhe mbikëqyrjeje të kushteve të punës në institucionet...

Më shumëDetails

‘Punëtorët i blejnë vetë’: Sindikata akuzon KEK’un për mungesë të pajisjeve mbrojtëse

‘Punëtorët i blejnë vetë’: Sindikata akuzon KEK’un për mungesë të pajisjeve mbrojtëse
21/08/2026 - 13:59

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka reaguar pas vdekjes së disa punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës në ditët e fundit, me shqetësime për...

Më shumëDetails

Vuçiq cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina
21/08/2026 - 13:51

Serbia do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 18 ose 25 tetor, deklaroi të enjten presidenti Aleksandar Vuçiq. “Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 18 ose 25...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

    11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë