Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

21/08/2026 - 13:20
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë stomatologjike në Prishtinë që është gjobitur nga Inspektorati Shëndetësor.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin institucioni privat shëndetësor “Albadent” Sh.P.K. me themelues Dr. Blerim Mehmeti është gjobitur me 3 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor për gjobitjen e “Albadent” thuhet se në kohën e inspektimit është konstatuar se ky institucion privat shëndetësor është në kuadër të hapësirave të Kolegjit AAB dhe se ka qasje të përbashkët dhe shfrytëzohen hapësirat e njëjta me një Galeri të Arteve.

“Sipas Dr. Blerim Mehmeti themelues i IPSh “Albadent Sh.P.K” posedojnë një marrëveshje me Kolegjin e AAB që në këtë Poliklinikë Stomatologjike të kryhen të gjitha praktikat klinike të studentëve të stomatologjisë, përfshirë atë para-klinike dhe atyre klinike. Neni 5 i kësaj kontrate paragrafi 6 thotë “Praktikat profesionale para-klinike dhe klinike për studentët e stomatologjisë do të organizohen dhe ofrohen nga stafi akademik dhe mjekët me specialistë të Kolegjit AAB”, thuhet në arsyetimin e vendimit, por duke theksuar faktin se “Albadent” Sh.PK. është e licencuar si Poliklinikë stomatologjike me tre veprimtari, e jo si institucion akademik.

Si gjetje tjetër inspektorët shëndetësorë kishin evidentuar edhe kartonët e pacientëve, të cilët përmbanin dy logo, të Albadent dhe AAB-së.

“Udhëzimi Administrativ me nr. 02/2025 KUSHTET DHE PROCEDURAT PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SHËNDETËSORE NË INSTITUCIONET PRIVATE neni 18 paragrafi 1 nën paragrafi 1.24 cek që Hapësirat e institucionit shëndetësor shfrytëzohen vetëm për ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, thuhet tutje në arsyetimin e vendimit për shqiptimin e gjobës.

Për shkak të këtyre gjetjeve, Inspektorati Shëndetësor në fund të inspektimit e ka ndaluar përkohësisht veprimtarinë e klinikës “Albadent”, duke e vendosur edhe shenjën për ndalim të përkohshëm.

Por me këtë vendim të inspektorëve nuk është pajtuar “Albadent” e Blerim Mehmeti, duke refuzuar nënshkrimin e procesverbalit të inspektimit.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Albadent” Sh.P.K. për këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

LEXONI EDHE:

“Star Hair Clinic” ofronte shërbime shëndetësore të palicencuara dhe punonte me staf të palicencuar, gjobitet vetëm me 2 mijë euro

 

 

Tags: AlbadentBlerim MehmetiKolegji AAB

JU REKOMANDOJMË

Haziri për Kurtin: LDK-së i kërkonte president jopolitik, PDK-së ia toleroi profilin politik

A ka votë, LDK-ja për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit, Haziri: S’jemi tavolinë suedeze
13/10/2026 - 22:49

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e kishte si qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja dhe se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente ishte...

Më shumëDetails

Nesër mblidhet Qeveria

Nesër mblidhet Qeveria
13/10/2026 - 22:14

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 09:00. ZKM nuk ka bërë të ditura detaje lidhur me pikat...

Më shumëDetails

Lushtaku: Protestat qytetare e detyruan Kurtin ta ndryshojë qasjen për Ligjin për Specialen

Lushtaku: Protestat qytetare e detyruan Kurtin ta ndryshojë qasjen për Ligjin për Specialen
13/10/2026 - 22:09

Rreth një javë pas zgjedhjes së presidentes së re të vendit dhe miratimit të projektligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka vlerësuar se...

Më shumëDetails

Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)
13/10/2026 - 21:49

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private dhe respektimin e standardeve ligjore e profesionale në Kosovë, Veriu.info ka siguruar një raport të Inspektoratit Shëndetësor, në të cilin evidentohen disa...

Më shumëDetails

VV i vazhdon akuzat ndaj Përparim Ramës, Azemi: Pagoi për videon në Nju Jork, s’mundet me fshi këtë maskarllëk

VV i vazhdon akuzat ndaj Përparim Ramës, Azemi: Pagoi për videon në Nju Jork, s’mundet me fshi këtë maskarllëk
13/10/2026 - 21:45

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka thënë në “Pressing” të T7 se kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka paguar për videon nga SHBA ku tha se “synon...

Më shumëDetails

“Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së”

“Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së”
13/10/2026 - 21:28

Senatori amerikan, Dick Durbin, ka thënë se propozimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që kampi Bondsteel të shndërrohet në një bazë të përhershme ushtarake amerikane, “duhet të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • “Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Arrestohet Gani Geci

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë