
Deputeti i Frontit Evropian nga radhët e BDI-së, Sadulla Duraku u pyet edhe për ndalimin e ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.
“Kjo qeveri që është tani, që fatkeqësisht e luan lojën e të tjerëve dhe bëhet mashë e të tjerëve dhe mashë e Serbisë dhe me keqardhje i zbatojnë disa gjëra që kanë mundur të kalohen me elegancë dhe ushtarët e UÇK-së të lëvizin lirshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash Duraku.
Ai shtoi se në qeverinë e re ka ministër që është përkrahës i Putinit dhe ministër që nuk pranon Kosovën e pavarur.










