Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj ia numëron Qeverisë dështimet në infrastrukturë: Me këtë dinamikë, Kosova edhe njëmijë vjet nuk do t’i mbërrijë vendet e zhvilluara

18/07/2024 - 20:32
në Kryesore, Lajme
A A
Haradinaj uron Pashkët: Shpresoj për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë për regres infrastrukturor, derisa thotë se po përfundon mandati i qeverisë dhe ministritë nuk kanë shpenzuar as 30 për qind të buxhetit, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se për 3 vite qeverisje s’ka nisur e as përfunduar ndërtimi e asnjë rruge të rëndësishme në vend.

“Sipas kornizës së shpenzimeve të parapara me ligjin e buxhetit, rezulton se të gjitha rrugët e rëndësishme, të filluara para vitit 2021, nuk do të përfundojnë deri në fund të vitit 2026”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Regresi infrastrukturor i KosovësPo mbyllet mandati i kësaj qeverie me shumë pak punë, investime e projekte që do të duhej të ndikonin pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Shumica e Ministrive nuk kanë shpenzuar mbi 30% të buxhetit vjetor për investime kapitale e infrastrukturë në vitin 2021, 2022 dhe 2023.Në tri vitet e para, nuk ka filluar e as nuk ka përfunduar ndërtimi i asnjë rruge të rëndësishme në vend. Projektet e filluara, para vitit 2021, janë ndërprerë, duke shkelur kontratat me operatorët ekonomikë, me çka rreth 60% e të punësuarve në këto ndërmarrje, kanë mbetur pa punë.
Janë bllokuar punimet në ndërtimin e kategorisë se rrugëve të reja dhe të autostradave. Sipas publikimeve të ASK, në vitet 2021 dhe 2022 nuk është ndërtuar asnjë kilometër e rrugëve magjistrale dhe vetëm 9 kilometra rrugë rajonale.Sipas të dhënave të Buxhetit për vitin 2024, në periudhën 2021-2023, për ndërtimin e rrugëve të reja nuk është investuar asnjë cent, kurse për autostrada, vetëm 13 milionë euro.
Të gjitha mjetet buxhetore të parapara për investime në këto kategori të rrugëve për vitin 2023, nuk janë shfrytëzuar por janë bartur në vitin buxhetor 2024, ndërkohë që mjete të reja për këtë vit, janë ndarë vetëm 10 milionë.Sipas kornizës së shpenzimeve të parapara me ligjin e buxhetit, rezulton se të gjitha rrugët e rëndësishme, të filluara para vitit 2021, nuk do të përfundojnë deri në fund të vitit 2026. Me këto dinamika zhvillimore, Kosova edhe njëmijë vjet nuk do t’i mbërrijë vendet e zhvilluara!

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq pret përgjigje nga Rutte për Kosovën dhe Urën e Ibrit: Besoj se do të bisedojmë deri të martën

Vuçiq pret përgjigje nga Rutte për Kosovën dhe Urën e Ibrit: Besoj se do të bisedojmë deri të martën
21/08/2026 - 12:45

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se pret që deri të hënën ose të martën të marrë përgjigje nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, lidhur...

Më shumëDetails

Çitaku për Thaçin: Sot në burg, nesër në liri, President

Çitaku për Thaçin: Sot në burg, nesër në liri, President
21/08/2026 - 12:04

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me një mesazh në mbështetje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet tash e gjashtë vjet...

Më shumëDetails

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja
21/08/2026 - 11:18

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ndaj operatorëve që po punojnë në rrugën Prishtinë–Podujevë kanë nisur të zbatohen penalitete për mosrespektimin e afateve. Pas...

Më shumëDetails

Inspektorati ndalon punimet në 12 vendpunishte në Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, konstatoi shkelje të rënda

Inspektorati ndalon punimet në 12 vendpunishte në Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, konstatoi shkelje të rënda
21/08/2026 - 10:59

Inspektorati Qendror i Punës (IQP), pas kontrolleve të kryera në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, ka vendosur ndalimin e punimeve. Sipas Inspektoratit, gjatë...

Më shumëDetails

Kadri Xhemajli dënohet me gjashtë muaj burgim efektiv për kanosjen e Albin Kurtit

Kadri Xhemajli dënohet me gjashtë muaj burgim efektiv për kanosjen e Albin Kurtit
21/08/2026 - 10:41

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv Kadri Xhemajlin, i cili kishte pranuar fajësinë për kanosjen e kryeministrit të Kosovës, Albin...

Më shumëDetails

NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve

NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve
21/08/2026 - 10:29

NATO vlerëson se çdo vendim për rihapjen e mundshme të urës mbi lumin Ibër për trafik të veturave duhet “adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve lokale”. “KFOR-i po...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • 11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë