Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

20/08/2026 - 12:21
në Kryesore, Lajme
A A
Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e fajdesë në Prizren
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia dhe Prokuroria në Prizren kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër fajdesë ditën e martë dhe nga kyy operacion, në pranga si të dyshuar kanë përfunduar Fadil Selimi, Beqir Selimi (vëllezër) dhe Arsim Dogani.

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Fadil Selimit, Beqir Selimit dhe Arsim Doganit, të dyshuar për veprat penale “Fajdeja”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”.

Gazeta Online Veriu.info ka siguruar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit drejtuar Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit për tre të pandehurit.

Sipas dosjes së prokurorisë ngjarja kishte nisur në vitin 2019, kur viktima, pasi kishte mësuar se të dyshuarit jepnin të holla me kamatë, ishte takuar fillimisht me Beqir Selimin dhe më pas me Arsim Doganin. Nga ata kishte marrë shuma të ndryshme parash (5,000, 10,000 dhe 15,000 euro).

Mirëpo, nga ai moment, fitimet që i dëmtuari i realizonte shkonin pothuajse të gjitha për pagesën e kamatave vjetore.

Për shumat e marra viktima u detyrua të paguaj kamatë në shumë prej 10,000.00 euro, 60,000.00 euro (të cilën kamatë vjetore e ka paguar në vitin 2024 kur ka qenë i detyruar për të shitur shtëpinë e tij ne shume prej 60,000.00 euro), 20,000.00 euro dhe deri më tani i kanë mbetur për ti paguar shumën prej 36,500.00 euro, në emër te kamatës vjetore, të cilat kamata vjetore i ka paguar gjatë sezonit të verës pasi i njëjti punon si muzikant, ashtu që gjithë fitimin që ka realizuar gjatë sezonit të dasmave ka paguar ne emër te kamatave për të hollat që i ka marrë nga të njëjtit si më lartë.

Sipas Prokurorisë më 18 gusht, të dyshuarit Beqir Selimi dhe Arsim Dogani u zunë në flagrancë teksa po pranonin shumën prej 10,000 eurove nga viktima, para këto që ishin dhënë në emër të kamatës. Vetëm katër ditë më parë, më 14 gusht, të dyshuarit i kishin shkuar viktimës në shtëpi duke i marrë edhe një mijë euro të tjera.

Sipas dosjes së prokurorisë, të dyshuarit posedojnë të kaluar të pasur kriminale, ku Beqir Selimi ka të regjistruara 10 raste për lëndim trupor, kanosje, vrasje e mashtrim, ndërsa Fadil Selimi ka gjithsej 24 raste në databazën e Policisë për vepra të ndryshme penale./Veriu.info/

JU REKOMANDOJMË

Nga peng i forcave serbe në luftë, te fletëarresti i Beogradit: Përndjekja e Bajram Bajramit që u arrestua në Kroaci

Nga peng i forcave serbe në luftë, te fletëarresti i Beogradit: Përndjekja e Bajram Bajramit që u arrestua në Kroaci
20/08/2026 - 11:59

Fushata e Serbisë për ndjekjen e qytetarëve të Kosovës përmes fletëarresteve ndërkombëtare po vazhdon të prodhojë raste absurde, ku viktimat e luftës dhe civilët e pambrojtur trajtohen si...

Më shumëDetails

Deliu e PDK’së paralajmëron protesta masive: Ditëve në vijim do të jenë kategori të shumta shoqërore bashkë me ne

Deliu e PDK’së paralajmëron protesta masive: Ditëve në vijim do të jenë kategori të shumta shoqërore bashkë me ne
20/08/2026 - 11:40

Blerta Deliu-Kodra, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka paralajmëruar protesta masovike me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe respektimit të Kushtetutës nga partia në pushtet, Lëvizja...

Më shumëDetails

“Mundësi të humbura për Kosovën”- SHBA’ja ripërsërit thirrjen për formim institucionesh

“Mundësi të humbura për Kosovën”- SHBA’ja ripërsërit thirrjen për formim institucionesh
20/08/2026 - 11:29

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës...

Më shumëDetails

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e fajdesë në Prizren

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e fajdesë në Prizren
20/08/2026 - 11:15

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Fadil Selimit, Beqir Selimit dhe Arsim Doganit, të dyshuar për veprat penale...

Më shumëDetails

Kërcënimet e Vuçiqit me ndalimin e ujit: Forcë apo dobësi?

Kërcënimet e Vuçiqit me ndalimin e ujit: Forcë apo dobësi?
20/08/2026 - 10:48

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërcënon me devijimin e rrjedhës së lumit Ibër në përgjigje të lëvizjeve të Prishtinës. A është retorika radikale shenjë force apo dobësie? Masat e...

Më shumëDetails

Hoti: Eksportojnë thëngjill, importojnë energji të prodhuar nga ai thëngjill – sa të padijshëm e të mbrapshtë

Hoti: Eksportojnë thëngjill, importojnë energji të prodhuar nga ai thëngjill – sa të padijshëm e të mbrapshtë
20/08/2026 - 10:47

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se eksporti i thëngjillit tregon varfërinë ekonomike dhe mungesën e vizionit për zhvillim nga qeveritarët, të cilët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ganimete Musliu: Kurti sot po notonte në pishinë derisa ne e prisnim para Qeverisë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë