Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua me kryeministrin belg, Alexander de Croo në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian.
Përmes një statusi në Facebook, Osmani bën me dije se ajo ka falënderuar kryeministrin belg për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës
“Dje, në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, e falënderova e Kryeministrin belg Alexander de Croo për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.Diskutuam rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin tonë të përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve tona” shkruan Osmani në Facebook.
Postimi i plotë:













