Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alarmante: ​Mbi 1 mijë raste të reja me kancer në Kosovë vetëm brenda gjashtë muajve

19/07/2024 - 10:33
në Kryesore, Lajme
A A
Alarmante: ​Mbi 1 mijë raste të reja me kancer në Kosovë vetëm brenda gjashtë muajve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbi një mijë raste të reja me kancer janë identifikuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, duke shënuar rritje kështu për 5 për qind të pacientëve të prekur me këtë sëmundje malinje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kanceri i gjirit vazhdon të dominojë, derisa mbi 200 gra dhe një burrë janë diagnostikuar në stade të ndryshme të sëmundjes.

Kështu thotë në një intervistë për KP, drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi derisa tregon se pas kancerit të gjirit, më i shprehur është ai mushkërive, ku brenda gjashtë muajve ka prekur rreth 170 pacientë të gjinisë mashkullore.

Kurtishi potencon se sfidë për Klinikën e Onkologjisë është mungesa e stafit të mesëm për çka tregon se vetëm në gjysmën e parë të këtij viti tre infermierë kanë migruar dhe se dy të tjerë janë në përfund të procedurave për të dalë jashtë vendit për punësim.

“Në bazë të dhënave që ne i kemi momentale dhe të cilat i kemi në përpunim e sipër, del që për këto gjashtë muaj gati të kemi një numër përafërsisht të njëjtë si vitin e kaluar, meqenëse këto dy muajt e fundit kemi pak më pak dhe ndoshta pak më shumë se vitin e kaluar.

Pra, rreth 1 mijë, 1 mijë e 50 raste të reja të identifikuar me kancer të llojeve të ndryshme me dominim edhe këtë vit të kancerit të gjirit. Dhe janë diku 225 femra të cilat janë identifikuar me kancer të gjirit dhe janë lajmëruar për trajtim në klinikën tonë.

Menjëherë pas saj vijnë sëmundjet e mushkërive tek meshkujt dhe janë diku 170 pacientë të identifikuar me kancer të mushkërive. Ndërkaq, pas këtyre dy patologjive të shpeshta janë edhe sëmundjet e sistemit gastrointenstinal dhe ky numër është, nëse e marrim total si sëmundje totale të zorrës së trashë të lukthit, të pankreasit, të mëlçisë, i dominon pra edhe mushkëritë edhe tumoret e gjirit…

Kemi një rritje pak më të lehtë, ndoshta për pesë për qind. Këtë vit ka qenë vetëm një rast me kancer të gjirit mashkull”, thotë Kurtishi.

Doktori tutje thekson se fluksi i madh i pacientëve në këtë klinikë rrit nevojën për shtimin e numrit të infermierëve. Ai thotë institucionet përkatëse janë njoftuar me kohë për këto nevoja, për çka shpreson që sa më shpejtë të bëhen zëvendësimet.

“Numri i madh i pacientëve që e frekuentojnë klinikën bën që puna të jetë shumë e lodhshme, me sfidë dhe të ketë një impakt shumë të madh edhe në organizimin e krejt kësaj procedure. Gjatë gjashtë mujorit të parë kemi pasur tre infermierë të cilët kanë migruar në botën e jashtme dhe kanë liruar vendet e tyre të punës. Dhe këtë muaj, muajin korrik edhe dy të tjerë do të vazhdojnë jetën e tyre diku tjetër dhe ne me kohë e kemi lajmëruar QKUK-në dhe SHSKUK-në për nevojat tona…

A janë zëvendësuar 3 infermierët? Nga atëherë jo, meqenëse nuk ka pasur konkurs…

Ne në klinikë kemi 24 infermierë në shërbimin e kimioterapisë dhe kemi 13 teknikë të radioterapisë”, thekson Kurtishi.

Ndërkaq, për furnizimin me barna esenciale, Kurtishi thotë se posedojnë mbi 90 për qind të barnave. Ai potencon se edhe pesë lloje të barnave nga lista esenciale, për të cilat kanë pritur për disa muaj, veçse janë siguruar.

Ndryshe, më 20 maj të këtij viti u përurua rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, qendrës së vetme në Kosovë për trajtimin e pacientëve të prekur me kancer, investim ky mbi gjysmë milionë euro.

JU REKOMANDOJMË

Inspektorati ndalon punimet në 12 vendpunishte në Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, konstatoi shkelje të rënda

Inspektorati ndalon punimet në 12 vendpunishte në Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, konstatoi shkelje të rënda
21/08/2026 - 10:59

Inspektorati Qendror i Punës (IQP), pas kontrolleve të kryera në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, ka vendosur ndalimin e punimeve. Sipas Inspektoratit, gjatë...

Më shumëDetails

Kadri Xhemajli dënohet me gjashtë muaj burgim efektiv për kanosjen e Albin Kurtit

Kadri Xhemajli dënohet me gjashtë muaj burgim efektiv për kanosjen e Albin Kurtit
21/08/2026 - 10:41

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv Kadri Xhemajlin, i cili kishte pranuar fajësinë për kanosjen e kryeministrit të Kosovës, Albin...

Më shumëDetails

NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve

NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve
21/08/2026 - 10:29

NATO vlerëson se çdo vendim për rihapjen e mundshme të urës mbi lumin Ibër për trafik të veturave duhet “adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve lokale”. “KFOR-i po...

Më shumëDetails

11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici
21/08/2026 - 10:00

Dy të rinjtë e dyshuar lidhur me shkëmbimin e zjarrit në një objekt banesor në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë, rast që po hetohet si “Vrasje në tentativë”,...

Më shumëDetails

“Ja u ka shpërla trurin Albin Kurti” i moshuari i drejtohet Pacollit, ky është reagimi i saj

“Ja u ka shpërla trurin Albin Kurti” i moshuari i drejtohet Pacollit, ky është reagimi i saj
21/08/2026 - 09:55

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, u përball me një situatë jo të zakonshme para disa ditësh. Gjatë kryerjes së punë së saj një i moshuar i tha se...

Më shumëDetails

Mitrovicasi që humbi jetën në KEK, varroset sot në Shipol

Mitrovicasi që humbi jetën në KEK, varroset sot në Shipol
21/08/2026 - 09:50

32-vjeçari nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të rëndë gjatë kryerjes së detyrave të punës në KEK. Arbeniti u nda nga jeta...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Cofshin me rend, këta janë turpi i kombit”, Klinaku denoncon komentin skandaloz të Fahri Xharrës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë