
Njohësi i sistemit kushtetues të Kosovës, Mazllum Baraliu, vlerëson se Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nuk ka bërë shkelje në rast se nuk ia ka kaluar kompetencat kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca, gjatë qëndrimit në Turqi, ku ishte raportuar se i është nënshtruar një operacioni për heqjen e kilogramëve të tepërt
Baraliu në një prononcim për GazetaBlic, thekson se nuk ka diçka në Kushtetutë për ndërhyrje, por për paaftësi të përkohshme e cila vëretohet nga një grup i mjekëve specialistë.
E që siç thotë ai, ndërhyrja e Presidentes ka qenë një intervenim më tepër teknik dhe nuk konsiderohet paaftësi.
“Nuk ka diçka në kushtetutë për ndërhyrje, por për paaftësi të përkohshme e cila duhet të bëhet nga vërtetimi i mjekëve, atëherë duhet t’ia bartë kryetarit të Kuvendit përgjëgjësitë përkohësisht, por kjo nuk ka qenë paaftësi është një intervenim më tepër teknik se sa që mund të konsiderohet paaftësi”, deklaron ai.
“Jo nuk ka shkelje, nuk kemi të bëjmë me atë që e detyron kushtetuta sepse presidentja jonë është njohëse e mirë e kushtetutës dhe ajo sigurisht do ta analizonte po të kishte nevojë, por po them atje thuhet në rast të paaftësisë dhe paaftësia nënkuptohet të jetë pak më shumë se akute dhe të vërtetohet nga një grup i mjekësve specialistë që kanë të bëjnë me atë që mund ta ketë lidhje me paaftësinë e përkohshme të presidentit”, thotë ai.
Gazeta turke “Hurryiet” ka raportuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në Turqi për heqjen e kilogramëve të tepërt, me ç’rast ajo ka qëndruar në një hotel me 5 yje në Antalya dhe më pas është kthyer në Kosovë.
E, sipas nenit të 9 të Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, në rast kur presidenti nuk është i aftë për t’i përmbushur përgjegjësitë e tij, duhet që në mënyrë vullnetare ato t’ia kalojë kryetarit të Kuvendit dhe në këtë rast, ai duhet të jetë ushtrues i detyrës, derisa presidenti të jetë i aftë sërish t’i kthehet detyrave dhe përgjegjësive të tij.
“Presidenti mund të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive edhe para skadimit të afatit të cilin e ka dhënë për bartjen e përgjegjësive tek Kryetari i Kuvendit, kur ai/ajo konsideron se arsyet që kanë shkaktuar mungesën e përkohshme kanë pushuar së ekzistuari”, parasheh ligji.
Më poshtë mund të lexoni Nenin 9-të, për Mungësën e Përkohshme të Presidentit:

Por, a ia ka kaluar presidentja Osmani detyrat e saj kryeparlamentarit Glauk Konjufca, gjatë kohës kur ajo ishte në Turqi?
Lidhur me këtë, Gazeta Blic ka tentuar të marrë përgjigje nga Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës, por që nga asnjëri institucion nuk kanë kthyer përgjigje.
Kujtojmë që presidentja Osmani nuk e ka bërë publik operacionin e saj në Turqi, derisa kjo është kuptuar vetëm nga një shkrim që ka bërë gazeta turke Hurryiet.












