Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“U gjet nga një patrullë policore e UNMIK-ut në udhëkryqin …”, Lladrovci ndan historinë e një vajze 24 vjeçare që po kërkon prindërit biologjik

19/07/2024 - 21:33
në Lajme
A A
“U gjet nga një patrullë policore e UNMIK-ut në udhëkryqin …”, Lladrovci ndan historinë e një vajze 24 vjeçare që po kërkon prindërit biologjik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Drenasit, ka ndarë një histori prekëse të një vajze 24 vjeçare, që është gjetur në udhëkryqin Orllat-Llapushnik në vitin 2000.

Ajo është duke kërkuar prindërit e saj biologjik. Lladrovci i tha Vajzës, e cila tani jeton në Gjermani, se do i ndihmoj për të gjetur prindërit e saj.

“Jeta ndërton ngjarje me emocione, ndër to është edhe jeta e Vajzës e cila po i kërkon prindërit e saj biologjikë, pas 24 viteve. Unë, i premtova Vajzës se e përkrah iniciativën e saj për të gjetur prindërit biologjikë dhe bëj thirrje të na ndihmojë kushdo ka informacione për këtë rast. Vajza, sot është e arsimuar dhe edukuar, jeton e punon në Gjermani, ka mirënjohje të thellë dhe falënderime për Familjen në Mitrovicë e cila e ka adoptuar nga SOS Kinderdorf, më 2001″, shkroi kryetari i Drenasit.

Lladrovci tha se vajza në fjalë është gjetur me 10 korrik 2000 nga një patrullë policore e UNMIK-ut.

“Në dosjen e Policisë, të vitit 2000, thuhet se Vajza është gjetur nga një patrullë policore e UNMIK-ut në udhëkryqin Orllat-Llapushnik (në krahun e djathtë, te stacioni i atëhershëm i autobusëve), më 10 korrik 2000, në ora 21:40. Në të dhënat e Spitalit të Prishtinës, shkruan se Vajza në momentin e kontrollimit shëndetësor më datën 10 korrik apo 11 korrik 2000, ka qenë foshnjë e lindur rreth 3 ditë më parë në një spital të papërcaktuar. Vajza kërkon ndihmë për informacionet e lindjeve nga 5.7.2000 deri në datën 10.7.2000, për të gjetur prindërit e saj biologjikë. Për këtë, do të ndihmonin edhe shënimet e Spitalit të Prishtinës të kohës kur Vajza ka qëndruar aty, nga 10 korriku 2000 deri më 15 mars 2001“, theksoi ai.

 

 

 

JU REKOMANDOJMË

VV-ja flet më në fund për padrejtësitë e Gjykatës Speciale, por godet Thaçin dhe deputetët që e votuan
Kryesore

VV-ja flet më në fund për padrejtësitë e Gjykatës Speciale, por godet Thaçin dhe deputetët që e votuan

16/07/2025 - 15:26
Hoti: Osmani e Kurti e lu’ftuan Marrëveshjen e Uashingtonit, sot po mundohen ta përvetësojnë
Ekonomi

Avdullah Hoti: Importet nga Serbia janë dyfishuar

16/07/2025 - 15:09
Sulmet e VV-së ndaj Supremes, Orav: Ndërhyrjet politike janë të papranueshme
Kryesore

Sulmet e VV-së ndaj Supremes, Orav: Ndërhyrjet politike janë të papranueshme

16/07/2025 - 15:06
Raportohet se Izraeli ka sulmuar Pallatin Presidencial në Damask të Sirisë
Lajme

Raportohet se Izraeli ka sulmuar Pallatin Presidencial në Damask të Sirisë

16/07/2025 - 15:04
Ramush Haradinaj i “hakmerret” Fatmir Limajt – Ja merr ish deputetin Enver Hoti dhe e kandidon për kryetar të Malishevës
Lajme

Ramush Haradinaj i “hakmerret” Fatmir Limajt – Ja merr ish deputetin Enver Hoti dhe e kandidon për kryetar të Malishevës

16/07/2025 - 14:54
Merr flakë autoambulanca te hoteli “Grand”, ku vdiq 25 vjeçari që ra nga lartësia
Lajme

Merr flakë autoambulanca te hoteli “Grand”, ku vdiq 25 vjeçari që ra nga lartësia

16/07/2025 - 14:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Vendimi i madh: Gjykata Speciale sot shpall vendimin për kërkesën që të rrëzohen disa prej akuzave ndaj krerëve të UÇK-së

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Isa Mustafa godet LDK-në: Fatkeqësisht margjinalizuan Avdullah Hotin

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Supremja foli, nuk ka edhe ministër edhe deputet – Kajtazi: “Tash i hapet rruga Prokurorisë t’i arrestojë”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë