
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar sot bisedën me një fermerë nga Barileva e ku bisedojnë rreth rendimenteve të grurit, shkruan Gazeta Express.
Fermeri tregoi se si sivjet ka mbjellë 21 hektarë më shumë grurë se viteve të kaluara.
Ndërkaq, Peci foli për borxhet që sipas tij ministritë e kaluara ua kanë pasur fermerëve.
Pjesë nga biseda e tyre:
Fermeri: 73 hektarë i kam me grurë.
Peci: Sa i ke pas vjet?
Fermeri: Vjet i kam pas 52
Peci: 52. Domethënë 21 hektarë i ki sivjet më shumë. Sa e ke rendimentin?
Fermeri: Besoj që duhet me mbërri dikun 7 mijë, 7 mijë e diçka.
Peci: Mbi shtatë mijë! Tamam sikur ari po duket. Pom kujtohet kur kam qënë ministër në vitin 2021 dhe kontakti me fermerë ka qenë i vështirë sepse miniostria u kishte 4 milionë euro borxhe. Asnjëherë nuk e harroj kur kam ardhur na Barilevë dhe e kam filluar për herë të parë fushatëbn e korrje-shirjeve për herë të parë në vitin 2021.











