Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin e madh në parkingun e “Albi Mall”, ku disa vetura u dogjën.
Sipas Policisë, nuk raportohet për të lënduar, derisa dëme materiale ka në 7 ose 8 vetura.
“Rreth orës 13:40 në Veternik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri, i cili dyshohet se ka kapluar një veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa të tjera të parkuara. Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrfikësve, të cilët lokalizuan zjarrin. Për momentin nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”.











