Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush është familja që zbatoi Kanunin në Malishevë dhe si nisi lidhja mes nuses e nipit që u ndëshkua me 45 mijë euro nga pleqnarë

09/05/2022 - 17:01
në Kryesore, Lajme
A A
Kush është familja që zbatoi Kanunin në Malishevë dhe si nisi lidhja mes nuses e nipit që u ndëshkua me 45 mijë euro nga pleqnarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drama e dashurisë në fshatin Carallukë të Malishevës që nxiti drejtësi kanunore në vitin 2022 ka nxitur reagime të shumta. Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për këtë rast skandaloz, ku një burrë është ndëshkuar nga pleqnarët me 45 mijë euro dënim në emër të nderit, duke u akuzuar se kishte lidhje dashurie me gruan e familjarit. Sinjali ka mësuar se cila familje ndau drejtësinë me Kanun, në shekullin e 21-të, duke e detyruar nipin që “ua mori fytyrën” të paguajë mijëra euro, me qëllimin për të vendosur nderin e humbur të familjes.

Gjithçka dyshohet se u zbulua në fillim të këtij viti, kur burri nga fshati Carallaukë ngriti dyshimet se gruaja e tij po e tradhton me nipin e familjes, nga fshati Bubavec. Gazeta Sinjali ka mësuar se dy familjet që tentuan të rregullojnë raportet duke zbatuar Kanunin janë familja Hoti nga Caralluka, që e detyruan nipin e familjes Bashota nga Bubaveci të paguante në emër të nderit.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se lidhja e dashurisë që nxiti të aplikohej një formë e tillë sanksionimi duket se ka zënë rrënjë plot katër vite më parë. Gruaja e S.Hotit nga Caralluka dyshohet se nisi një lidhje dashurie me nipin e familjes së burrit, M.Bashota., por që nuk u zbuluan deri në fillim të këtij viti.

M. Bashota dyshohet se nisi lidhjen me gruan e S.Hotit. F.Hotin, para disa vitesh derisa ky i fundit ndodhej në Gjermani. Shkëndijat e para mes tyre dyshohet se u ndezën kur nipi kishte filluar të rregullonte shtëpinë e S.Hotit, ku shkonte si mjeshtër.

Akuzat për tradhti u ngritën në janar të këtij viti, kur krisi sherri në familje. Bashkëshortët Hoti vendosën të ndahen, por për nipin vendosën pleqnarët e lagjes, duke e dënuar me 45 mijë euro, ashtu që pjesën e parë prej 25 mijë eurosh ta paguajë në ditën e gjykimit me Kanun, kurse 20 mijë euro të tjera të paguhen më 10 gusht.

Por Kanuni siç duket nuk ua zgjidhi problemin dy familjeve edhe pse u shqiptua një dënim. Ky rast u zbulua edhe në Polici, duke i zënë sherri edhe me ligj.

Sinjali ka mësuar se gjithçka u zbulua pasi gruaja e S.Hotit e denoncoi atë për dhunë në familje.

Në dëshminë e dhënë gjatë intervistimit para hetuesve policorë, ajo ka deklaruar se ka pësuar dhunë nga burri i saj për shkak të dyshimeve që ishin ngritur në familje se ajo po e tradhton atë me një familjar të tij.

Pas denoncimit të rastit, Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar bashkëshortin e saj S.Hoti. Pretendimet e viktimës u vërtetuan nga vjehrri i saj, i cili e ka pranuar se pleqtë e lagjes e kanë dënuar nipin e familjes në emër të nderit.

Lidhur me rastin, Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që rasti të iniciohet si “detyrim” dhe të sigurohet prezenca e të dëmtuarit, ashtu që që të merren gjitha versionet e këtij gjykimi përmes Kanunit. Prokurori po ashtu ka urdhëruar që 25 mijë euro të mbesin edhe më tutje te kryefamiljari i familjes Hoti, derisa të intervistohet i dëmtuari dhe nuk është bërë sekuestrimi i kësaj shume që pretendohet se është dhënë me detyrim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë