Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpërthimi te Liqeni i Ujmanit largoi vizitorët, Policia e Kosovës shton prezencën

23/07/2024 - 08:07
në Lajme
A A
Shpërthimi te Liqeni i Ujmanit largoi vizitorët, Policia e Kosovës shton prezencën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qytetarët mund të shfrytëzojnë Liqenin e Ujmanit, por me kujdes të shtuar apelojnë nga Policia e Kosovës. Këta të fundit thonë se ende nuk ka të arrestuar për shpërthimin e djeshëm në afërsi të liqenit në veri, tek tregojnë se çka është gjetur në shtëpinë e një të dyshuari, i cili nuk është arrestuar ende.

E qetë e me asnjë lëvizje të qytetarëve ka qenë gjatë së hënës Liqeni i Ujmanit.

Shpërthimi i së dielës, ku u dëmtuan dy vetura të pushuesve, ka bërë që ky vend të zbrazet nga vizitorët.

Ndërkohë, që aty janë parë njësite të Policisë së Kosovës e EULEX-it. Veton Elshani, zv.drejtori i Policisë në veri, thotë se numri i zyrtarëve policor do të rritet.

“Qytetarët duhet të kenë kujdes nuk po them se duhet me u brengos shumë, mirëpo duhet të kenë kujdes kudo që shkojnë, me pas kujdes vendin që frekuentojnë, ne jemi në afërsi të tyre, jemi me numër më të shtuar tash në zonat që frekuentohen nga qytetarët e vendit tonë, e rëndësishme që ne të kryejmë punën tonë, tash a paraqet rrezik ajo edhe Radoiçiqi, ka qenë në Banjska por tash nuk është më, është larguar prej vendi, dhe derisa ai grup është në liri për neve ka problem për siguri dhe duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Veton Elshani – Zv.drejtor i Policisë për rajonin Veri.

Ai ka thënë se deri më tash kanë arritur të identifikojnë një person, shtëpia e të cilit është bastisur por që ende nuk ka të arrestuar.

“Janë verifikuar shumë njerëz, janë kryer disa veprime hetimore nga ana e Policisë sidoqoftë edhe sot vazhdon puna e Policisë në këtë drejtim, edhe mbrëmë kemi pasur një bastisje të një shtëpie ku e kemi kontrolluar këtë shtëpi, kemi sekuestruar një automjet, tri radiolidhje e disa pajisje të tjera, të cilat janë pjesë e hetimeve tash dhe nuk ka mundësi me fol diçka më shumë, një person të cilit i është bastisur shtëpia është me interes për neve që ai të intervistohet”, deklaroi Veton Elshani.

Ky rast tashmë është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale, të cilët nuk kanë treguar për klasifikimin e veprës penale, e as nuk kanë thënë detaje të tjera shkaku i hetimeve.

Ndërkohë, kritika për këtë situatë ndaj qeverisë ka Betim Osmani asamblist në komunën e Mitrovicës së Veriut. Ai thotë se qeveria duhet të rrit investimet në këto komuna e jo të bëjë thirrje për tu larë në liqe.

“Të investojnë institucionet, ne kemi nevojë për shtet në veri jo për individ dhe grupe individësh dhe militantë të partishë, kemi nevojë që shteti të funksionojë në veri këtë e foli me kompetencë të plotë, për të gjithë komunitetet”, deklaroi Betim Osmani – asambleist nga “Iniciativa Qytetare në Mitrovicë”.

Në anën tjetër edhe gjatë së hënës ka vazhduar vendosja e kamerave në lagje të ndryshme në pjesën veriore të Mitrovicës, kamera të cilat do të menaxhohen nga Policia e Kosovës, e që planifikohen të vendosen rreth 200 sosh.

Një ditë më parë, një garantë dore shpërtheu në veturat e pushuesve që po qëndronin në Liqenin e Ujmanit, vend i cili u kthye në atraksion turistik javëve të fundit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë