
Ky reagim nga ana e kësaj partie, vjen pas publikimit të artikullit të mediumit boshnjak “Slobodna Bosna” i cili pastaj është publikuar edhe në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) ku dy media online akuzohen se janë nën “kontroll” të Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandër Vuçiq, ka vlerësuar se RTK-ja është dorëzuar tërësisht.
RTK jashtë çdo morali e etike godet mediat e Kosovës, iu bën gjygjin publik dhe i dënon me epitetin e tradhëtarit e shërbëtorit të interesave të huaja”, thuhet nga ana e LDK-së.
Po ashtu, nga ana e LDK-së thuhet se kjo parti e ka dëshmuar tash e dy vjet – nëpërmjet bojkotit të plotë – se “ky medium i thirrur për të përfaqësuar interesin publik dhe promovuar liritë, është shnërruar fatkeqësisht në Bastillen e fjalës së lirë”.
“Dhe ky është vetëm fillimi sepse kur sulmohen mediat është shenjë se shpifjet, frikësimet do bëhen edhe më të shpeshta e të dukshme edhe ndaj kundërshtarëve të pushtetit. Prandaj reagimi ynë i përbashkët është domosdoshmëri!”, thuhet në reagimin e LDK-së.
LDK-ja ka njoftuar se do të shfrytëzojë mekanizmat parlamentar “për të vënë në dritë kapjen dhe për t’i mbajtur përgjegjës kapësit dhe shërbëtorët e propagandës”.










