Policia e Kosovës së fundi ka nisur zbatimin e projektit për vendosjen e 200 kamerave në veri të vendit.
Ekipi i Veriu.info ka qëndruar në veri ku ka parë disa nga këto kamera të cilat po vendosen për ta rritur sigurinë.
Gazetarja Erina Zymeri ka biseduar me zëvendëskomandantin e Policisë për rajonin e Veriut i cili ka thënë se Policia është e gatshme të zbatojë çdo vendim të qeverisë dhe institucioneve si dhe të ofrojë siguri.
I pyetur se a është e gatshme policia të ofrojë siguri edhe për hapjen e urës së Ibrit, Elshani ka thënë se Policia është e gatshme të ofrojë siguri për zbatimin e secilit vendim përfshirë edhe hapjen e urës.
Intervistën e plotë e gjeni më poshtë:












