Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Oda Amerikane e shqetësuar me favorizimin e ndërmarrjeve publike nga ana e qeverisë

24/07/2024 - 10:55
në Kryesore, Lajme
A A
Oda Amerikane e shqetësuar me favorizimin e ndërmarrjeve publike nga ana e qeverisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me vazhdimin e trajtimit të favorizuar të ndërmarrjeve publike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilat cenojnë parimet e konkurrencës së lirë dhe ekonomisë së tregut, në kundërshtim me aktet juridike të shtetit.

Përgjatë viteve të kaluara – specifikisht në 2016, 2019 dhe 2020 – Oda Amerikane ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me diskriminimin që u është bërë ndërmarrjeve private në favor të ndërmarrjeve publike, respektivisht aplikimin e gabueshëm të dispozitave për blerjet “brenda shtëpisë” përmes të cilave autoritetet publike blejnë shërbime nga ndërmarrjet publike në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe Ligjin e Prokurimit Publik.

Në njoftim thuhet:

Shqetësues vazhdon të jetë promovimi direkt i shërbimeve dhe produkteve të operatorit shtetëror të telefonisë mobile, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Oda Amerikane rikujton hisedarët shtetërorë se Neni 13 i këtij Ligji, respektivisht paragrafi 13.1 e thotë në mënyrë të qartë se të gjitha ndërmarrjet publike si dhe zyrtarët dhe drejtorët e tyre, pa asnjë përjashtim, u nënshtrohen ligjeve, rregulloreve dhe akteve nënligjore të cilat i rregullojnë shoqëritë tregtare në pronësi private.

Oda Amerikane ka përcjell veprimet e zyrtarëve më të lartë të Qeverisë, përfshirë Kryeministrin, të cilët qartazi kanë promovuar produktet e kësaj ndërmarrje publike para qytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës, në kundërshtim direkt me dispozitat e ligjit që rregullon funksionimin e ndërmarrjeve publike. Favorizimet direkte dhe indirekte të kësaj ndërmarrje publike kundrejt operatorit privat, respektivisht një investitori të huaj, në një treg të rregulluar, përbëjnë shkelje jo vetëm të dispozitave të ligjit të sipërcekur, por edhe të aktit më të lartë juridik – Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila parasheh që bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës është ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë.

Brengosës është edhe mosveprimi i Autoritetit të Konkurrencës dhe organeve të tjera ligjzbatuese në Kosovë, për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë në Republikën e Kosovës.

Në përmbyllje, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, u bënë thirrje edhe një herë të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, që të ndërpresin menjëherë praktikën e favorizimit të ndërmarrjeve publike dhe diskriminimit të ndërmarrjeve private dhe investitorëve të huaj në vend, në kundërshtim me dispozitat kushtetuese e ligjore. Secili veprim ndryshe i autoriteteve publike të cilat kanë përgjegjësi për ofrimin e mjedisit të barabartë për të gjithë operatorët ekonomik, privatë dhe publikë, do të rëndojë më tej klimën e të bërit biznes në vend dhe do të cenojë prospektet e Kosovës për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

JU REKOMANDOJMË

“Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”, thotë Thaçi nga Haga

Avokatët e Hashim Thaçit në Hagë kërkojnë të tërhiqen nga mbrojtja, arsye mospagesa
20/08/2026 - 22:04

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportin me familjen, pamundësinë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe të ardhmen e tij politike,...

Më shumëDetails

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
20/08/2026 - 21:49

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Dhomat e...

Më shumëDetails

Vdekja e punëtorit në KEK, ndalohet një person për 48 orë

Vdekja e punëtorit në KEK, ndalohet një person për 48 orë
20/08/2026 - 21:38

Punëtori i KEK-ut, Arbenit Ahmeti, ka humbur jetën sot pas një aksidenti në vendin e punës, ndërsa një person me inicialet A.K. është ndaluar për 48 orë nën...

Më shumëDetails

Thaçi flet për trazirat e 2004-tës: Serbia mobilizoi ushtrinë, por u paralajmërua nga NATO-ja

Refuzohet kërkesa e Thaçit për zëvendësimin e gjyqtarit Nicolas Guillou
20/08/2026 - 21:33

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer për zhvillimet e vitit 2004 dhe tensionet në veri të Kosovës, duke treguar se si, sipas tij, ishte parandaluar një përshkallëzim...

Më shumëDetails

Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën

Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën
20/08/2026 - 21:14

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një prej momenteve më të tensionuara gjatë rrugëtimit të tij drejt Parisit, në mars të vitit 1999, ku delegacioni kosovar do...

Më shumëDetails

Thaçi: Armën e kam urryer gjithmonë – por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë

Thaçi: Armën e kam urryer gjithmonë – por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë
20/08/2026 - 21:11

Ish-presidenti, Hashim Thaçi ka rrëfyer një nga momentet e udhëtimit të tij nga Kosova drejt Parisit, në mars të vitit 1999, për të marrë pjesë në procesin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • OSHP i gjen shkelje Komunës së Përparim Ramës, e paralajmëron zyrtarin e prokurimit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë