Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çitaku kritikon Kurtin e Gërvallën për liberalizmin e vizave për serbët

24/07/2024 - 18:39
në Kryesore, Lajme
A A
Çitaku kritikon Kurtin e Gërvallën për liberalizmin e vizave për serbët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, veçanërisht kryeministrin Albin Kurti dhe kryediplomaten Donika Gërvalla, për vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga strukturat serbe (Drejtoria Koordinuese Serbe) për qytetarët serbë të Kosovës.

Çitaku e cilësoi këtë vendim si një prapakthim të madh për sovranitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, duke theksuar se kjo është një nga goditjet më të mëdha që ka marrë vendi që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Ajo fajësoi Kurtin dhe Gërvallën për një qasje të papërgjegjshme dhe aventureske që, sipas saj, ka sjellë këtë rezultat.

“Ky është prapakthimi më i madh që i është shkaktuar sovranitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës që nga 2008. Kemi ardhur në këtë pikë si rezultat i një qasje tërësisht të papërgjegjshme, aventureske, fëminore të binomit Kurti-Gërvalla. Kryeministri ka shpërfillur aleatët kryesorë”, ka thënë Çitaku në TVDukagjini.

Ajo theksoi se vendimi për liberalizimin e vizave për pasaportat serbe është legjitimim i strukturave paralele serbe që operojnë në Kosovë. Sipas saj, ky vendim po vjen në një kohë kur Kurti proklamon shtrirjen e sovranitetit të Kosovës, por realiteti është ndryshe.

“Sepse është dokumenteve të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në territorin e Kosovës, u është dhënë legjitimitet ndërkombëtar… Dhe kjo po vjen në një kohë kur Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Kurti tërë ditën trumbeton për shtrirjen sovranitetit të Kosovës. Kurti fatkeqësisht e ka reduktuar idenë e sovraniteti në disa zyre brenda disa objekteve komunale në veri”, ka shtuar Çitaku.

Kurse, gjatë ditës në një konferencë për media Gërvalla, ka shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me këtë vendim, duke e cilësuar si një hap të gabueshëm nga ana e BE-së dhe ka theksuar se përgjegjësia për këtë vendim qëndron te BE-ja e jo te Kosova.

JU REKOMANDOJMË

Ministria e Arsimit ka një thirrje për prindërit

Ministria e Arsimit ka një thirrje për prindërit
20/08/2026 - 18:53

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore. Ministria e Arsimit dhe...

Më shumëDetails

Dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i preu helika, detaje nga tragjedia në Shëngjin

Dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i preu helika, detaje nga tragjedia në Shëngjin
20/08/2026 - 18:44

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik ujor ndodhur sot mes Rrjollit dhe Shëngjinit ku një i ri humbi jetën ndërsa miku i tij u lëndua. Viktima...

Më shumëDetails

Rasti i intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Policia e mori dosjen nga EULEX -17 gërmime u kryen nga viti 1999 në zonën e Zubin Potokut

Rasti i intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Policia e mori dosjen nga EULEX -17 gërmime u kryen nga viti 1999 në zonën e Zubin Potokut
20/08/2026 - 18:19

Ditën e sotme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, kanë mbajtur një konferencë ku gjatë saj kanë folur edhe...

Më shumëDetails

“Veprime emergjente”, Rizvanolli kërkon hetim administrativ për vdekjen e punëtorit të KEK-ut

“Veprime emergjente”, Rizvanolli kërkon hetim administrativ për vdekjen e punëtorit të KEK-ut
20/08/2026 - 18:18

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas vdekjes se punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arbenit Ahmeti. Rizvanolli ka shprehur ngushëllime për familjen Ahmeti....

Më shumëDetails

Armë të gjata, pistoleta, uniforma, e afër 100 mijë euro -Drejtori i Policisë tregon se çfarë u gjet në Zubin Potok

Nga armët te uniformat e ushtrisë serbe, Hoxha jep detaje për operacionin në Zubin-Potok
20/08/2026 - 18:17

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, gjatë konferencës për media ka njoftuar për armatimin që është gjetur në Zubin Potok. Hoxha, ka bërë të ditur se janë...

Më shumëDetails

Sveçla flet për rastin e Nenad Rashkoviqit dhe suspendimin e dy zyrtarëve policorë

Sveçla flet për rastin e Nenad Rashkoviqit dhe suspendimin e dy zyrtarëve policorë
20/08/2026 - 17:32

me ankesën për rastin e Nenad Rashkoviqit, duke thënë se për këtë rast është angazhuar Inspektorati Policor i Kosovës. “Patjetër, në momentin që ne jemi njoftuar për këtë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • IPK arreston një zyrtar policor, ja për çka dyshohet?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë