Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Boletini e quan të papranueshëm publikimin e lajmit kontravers në RTK, tregon nëse po e shqyrton dorëheqjen

26/07/2024 - 08:41
në Kryesore, Lajme
A A
Boletini e quan të papranueshëm publikimin e lajmit kontravers në RTK, tregon nëse po e shqyrton dorëheqjen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Bordit të RTK’së, Besnik Boletini, ka bërë me dije se dorëheqja nga kjo pozitë nuk është në planet e tij aktualisht, deri në adresimin e përgjegjesisë deri në fund. Thirrjet për dorëheqjen e tij dhe anëtarëve të tjerë të bordit vijnë pas shkrimit që publikoi RTK nga një gazetë boshnjake, ku atakohen dy mediume në vend.

Për këtë rast, ende nuk ka shkarkime, e Boletini ka thënë se Bordi nuk bordi nuk mund të ndërmarrë asgjë pa e kryer punën e vet komisioni që është emëruar tashmë.

Ai e ka quajtur të papranueshëm publikimin e lajmit kontravers në RTK.

“Sot është krijuar komisioni Ad-Hoc për shqyrtimin e lajmit kontrovers të transmetuar në RTK, i cili është marrë dhe përkthyer nga një medium boshnjak. E inkurajoj komisionin që ta trajtojë sa më shpejtë që të jetë e mundur këtë rast dhe të dal me një raport profesional dhe objektiv dhe rrjedhimisht ai të vij edhe si propozim në bord. Kam përshtypjen që nga jashtë nuk kuptohen procedurat e vendimmarrjes në RTK. Do të ishte ideale sikur të ishin sikur në sektorin privat. Bordi nuk mund të marrë as edhe një veprim të vetëm pa pasur propozim. Në rastin konkret bordi nuk mund të ndërmarrë asgjë pa e kryer punën e vet komisioni që është emëruar tashmë”, ka thënë Boletini për Express.

Lidhur me dorëheqjen e mundshme, Boletini ka thënë se pas adresimit të kësaj përgjegjësie deri në fund, te të gjithë personat e përfshirë, gjëja më e lehtë e mundshme është të shoh pozicionin e tij.

“Sa i përket pyetjes për dorëheqje, nga këndvështrimi im, në situata komplekse zgjidhja me e lehtë është dorëheqja, është zgjidhje e problemit në rrafshin personal. Por, në situatën ku jemi, prioritet imi është kërkimi rigoroz i përgjegjësisë për lëshimin që është bërë, jo ikja nga problemi dhe përgjegjësia. Raportimet që bazohen vetëm në pretendime dhe të pabazuara është e papranueshme të kenë vend në RTK. Pas adresimit të kësaj përgjegjësie deri në fund, te të gjithë personat e përfshirë, atëherë gjëja më e lehtë e mundshme është të shoh pozicionin tim”, ka deklaruar Boletini.

JU REKOMANDOJMË

Një muaj paraburgim për tre fajdegjitë e Prizrenit, jepnin fajde me kamata të larta

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e fajdesë në Prizren
20/08/2026 - 15:59

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, Gjyqtarja e  procedurës paraprake, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit, dhe ka caktuar masën e paraburgimit  në kohëzgjatjeprej një (1)...

Më shumëDetails

PDK kërkon hetim për vdekjet e punëtorëve në KEK

PDK kërkon hetim për vdekjet e punëtorëve në KEK
20/08/2026 - 15:32

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti, i cili humbi jetën sot pas kontaktit me rrymën elektrike gjatë kryerjes...

Më shumëDetails

Vuçiq i kërkon NATO-s të ndalë tërheqjen e KFOR-it nga ura në Mitrovicë

Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë
20/08/2026 - 15:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se i ka kërkuar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, që KFOR-i, misioni i aleancës në Kosovë, të ndalë zvogëlimin gradual...

Më shumëDetails

Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit
20/08/2026 - 15:00

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrit Civil (ARC), ka aktivizuar një shërbim të ri në Platformën eKosova, përmes të cilit pronarët e...

Më shumëDetails

Kërçeli, Hotit: Na trego qysh e shitet thëngjillin 8 euro për ton

Kërçeli, Hotit: Na trego qysh e shitet thëngjillin 8 euro për ton
20/08/2026 - 14:45

Deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli, i ka replikuar ish-kryeministrit Avdullah Hoti, duke i përmendur marrëveshjen e qeverisë Hoti për shitjen e thëngjillit. Hoti thotë se marrëveshja e fundit...

Më shumëDetails

Në vazhdën e propozimeve për president, vjen ideja për Skënder Hysenin

Në vazhdën e propozimeve për president, vjen ideja për Skënder Hysenin
20/08/2026 - 14:41

Mustafë Abazi, kryetar i Rrjetit të Bizneseve për Diasporën në Gjermani e ka propozuar Skënder Hysenin për president. Abazi e ka vlerësuar lart figurën e ish-ministrit duke e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • IPK arreston një zyrtar policor, ja për çka dyshohet?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë