Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një muaj paraburgim për tre fajdegjitë e Prizrenit, jepnin fajde me kamata të larta

20/08/2026 - 15:59
në Kryesore, Lajme
A A
Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e fajdesë në Prizren
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, Gjyqtarja e  procedurës paraprake, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit, dhe ka caktuar masën e paraburgimit  në kohëzgjatjeprej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datë 18.09.2026 për të pandehurit:

  1. F.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Fajdeja,
  2. B.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Fajdeja (në bashkëkryerje me të pandehuri A.D.,), Sulmi ndaj personit zyrtar, dhe Rrezikimi i trafikut publik
  3. A.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Fajdeja, (në bashkëkryerje me të pandehurin B.S.,).

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Të pandehurit Beqir Selimi., dhe Arsim Dogani., me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontraktojnë shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit, duke shfrytëzuar pa përvojën, gjendjen financiare – personale dhe familjare në të cilën ka qenë i dëmtuari, ndërsa me date 18.08.2026 janë hasur ne flagrance duke pranuar para nga këtu i dëmtuari te holla këto të pranuara ne emër te kamatës, me ç’rast duke ikur nga policia këtë shumë të të hollave i merre i pandehuri A.D., dhe zbret nga vetura ne fshatin Vlashnje ndërsa vetëm pas disa minutave që të dytë arrestohen nga Policia e Kosovës.

I pandehuri Fadil Selimi, nga data e pavërtetuar e vitit 2020, e deri në fillimin e hetimeve dhe në vazhdimësi, në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit, duke shfrytëzuar pa përvojën, gjendjen financiare – personale dhe familjare në të cilën ka qenë i dëmtuari.

I pandehuri Beqir Selimi:, Me datë 18 gusht 2026, sulmon  zyrtarin policor ne atë mënyrë që derisa ky i fundit ka qenë në detyrë zyrtare në mbështetje te realizimit të planit operativ dhe i pozicionuar ne hyrje te rrugës të cekur me qëllim të arrestimit të pandehurve, në atë mënyrë që i pandehuri duke drejtuar automjetin në veturë me të ka qenë me te vërejtur zyrtaret policor nuk ndalet por vozit me shpejtësi dhe gjate ikjes godet këtu te dëmtuarin zyrtarin policor dhe vazhdon me shpejtësi ne drejtim te fshatit Vlashnje, ndërsa te dëmtuarit  – zyrtarit policor me këtë veprim i shkakton lëndim të lehtë trupor.

I pandehuri B.S., i cili ka qene duke i ikur policisë të përshkruar si më lartë, si rezultat i shpejtësisë së madhe në atë pjese te rrugës në momentin kritik ne dalje te fshatit Vlashnje, godet një (1) këmbësore, e cila si pasoj e goditjes pëson lëndime të rënda trupore

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh provat materiale dhe shkresat që i janë bashkëngjitur dosjes së Prokurorisë me rastin e parashtrimit të kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, të cilat e arsyetojnë dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohet.

Gjykata ka vlerësuar pretendimet e palëve në seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, por duke marrë parasysh peshën e veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit, mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohen se janë kryer këto vepra penale, në rastin konkret vetëm me masën e paraburgimit, do të sigurohet prezenca e të pandehurve në këtë fazë të procedurës, dhe do të sigurohet mbarëvajtja e procedurës paraprake e papenguar. #

JU REKOMANDOJMË

Shiroka Pula takon homologun kroat: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Shiroka Pula takon homologun kroat: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik
27/11/2026 - 14:51

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, në kuadër të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër. Shiroka Pula...

Më shumëDetails

16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë
27/11/2026 - 13:55

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i kishte kërkuar Gjykatës Speciale që gjatë vizitës katër-ditore të tij në Prishtinë, të qëndrojë gjatë gjithë kohës në shtëpinë...

Më shumëDetails

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë
27/11/2026 - 13:28

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e Ditës së Forcës.Çitaku...

Më shumëDetails

Black Friday në Kosovë, MINT del me një paralajmërim për qytetarët

Black Friday në Kosovë, MINT del me një paralajmërim për qytetarët
27/11/2026 - 13:25

Departamenti për mbrojtjen e konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me blerjet që bëjnë...

Më shumëDetails

Isa Mustafa kritikon debatin për vrasjet e pasluftës: Nuk i shërben kësaj çështjeje

27/11/2026 - 12:41

Tema e vrasjeve të pasluftës në Kosovë është rikthyer në qendër të vëmendjes publike. Lidhur me këtë çështje ka folur edhe ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa...

Më shumëDetails

I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?
27/11/2026 - 12:36

Gjeneralmajor Enver Cikaqi, i shkolluar ushtarakisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të jetë komandanti i ri i FSK-së. Gazeta Nacionale ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i të miturit: Ne e dimë kush e bëri, fjalën tonë e mbajtëm, tash është radha…

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ushtarakë serbë vijnë në Prishtinë për takim me homologët e tyre në KFOR, s’dihet se si u futën në Kosovë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dyshime për keqpërdorime në kontratën 2 milionëshe me “Caritas Kosova”, Krimet Ekonomike ‘zbarkojnë’ në Komunën e Fushë-Kosovës?

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë