Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Në përvjetorin e 13-të rënies se Enver Zymerit, ajo për çka u vra, sovraniteti shtetëror dhe tërësia territoriale, janë në një nivel krejt tjetër

26/07/2024 - 08:55
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Në përvjetorin e 13-të rënies se Enver Zymerit, ajo për çka u vra, sovraniteti shtetëror dhe tërësia territoriale, janë në një nivel krejt tjetër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar policin Enver Zymeri në 13 vjetorin e rënies së tij, përcjell IndeksOnline.

Kurti tha se ajo për çka u vra Enver Zymeri, për sovraniteti shtetëror, tërësia territoriale, sundimi i ligjit dhe rendi publik në veri të vendit, sot janë në një nivel krejt tjetër.

Kryeministri gjithashtu ka shtuar se institucioni i Policisë së Kosovës është në një stand krejt tjetër të zhvillimit dhe në një nivel shumë më të lartë kapacitetesh profesionale.

Postimi i plotë i Kurtit:

Enver Zymeri është hero i ligjshmërisë demokratike dhe i sovranitetit republikan të Kosovës. Kjo sa vjen e bëhet më e qartë në çdo përvjetor të rënies së tij, teksa gjendja në terren në pjesën veriore të Kosovës, ka ndryshuar rrënjësisht që nga koha kur Enveri u vra, 13 vite më parë. Enver Zymeri u plagos në kokë nga një plumb snajperi gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në veri të vendit, i zhvilluar në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011. I qëlluar duke shërbyer në krye të detyrës, polici Enver Zymeri vdiq pas 18 orësh, më 26 korrik, duke rënë dëshmor për vendin e tij, me uniformën policore, siç dikur e kishte mbajtur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në përvjetorin e 13-të të rënies së tij, ajo për çka Enver Zymeri u vra, sovraniteti shtetëror dhe tërësia territoriale, sundimi i ligjit dhe rendi publik në veri të vendit, janë në një nivel krejt tjetër. Kjo falë këmbënguljes së institucioneve të Republikës së Kosovës në realizimin e të drejtës së saj dhe angazhimit të paepur e profesional të kolegëve të Enverit, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Rrjetet dikur të shtrira dhe të fuqishme të strukturave të paligjshme dhe kriminale në veri, të mbështetura nga Beogradi zyrtar, që për vite e kanë terrorizuar dhe mbajtur peng veriun e Kosovës, nuk e kanë më as shtrirjen dhe as forcën e dikurshme. Tani, policët e Kosovës e kontrollojnë veriun e vendit dhe shërbejnë për të gjithë qytetarët pa dallim sikur në çdo pjesë tjetër të Kosovës.

Ndërkohë që edhe vetë institucioni i Policisë së Kosovës, me uniformën e së cilës u vra heroi Enver Zymeri, është në një stad krejt tjetër të zhvillimit dhe në një nivel shumë më të lartë kapacitetesh profesionale, 13 vite pas rënies së Enverit. Besimi në Policinë e Kosovës i vetë qytetarëve në veri të vendit duke përfshirë edhe ata serbë, është rritur ndjeshëm në kohët e fundit, teksa prania, patrollimet dhe kujdesi i policëve tanë u ofron siguri, rregull dhe paqe të gjithë qytetarëve të asaj zone. Ndërkohë, njësitet policore kanë vazhduar të forcohen e avancohen, të shtohen e freskohen me policë të ri, të përzgjedhur me kritere gjatë rekrutimit, të stërvitur dhe të edukuar sipas programeve dhe praktikave më moderne të policive të vendeve demokratike perëndimore.

Operacioni i Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator 2023, gjatë sulmit terrorist të një grupi paramilitar të mbështetur nga autoritetet shtetërore të Serbisë, me qëllim destabilizimin dhe shkëputjen e një pjese të territorit të Kosovës, është dëshmia më e mirë e nivelit të policëve të Kosovës dhe e faktit që angazhimi dhe rënia e Enver Zymerit nuk kanë shkuar kot. Me policë trima si Enveri dhe si shokët e kolegët e tij, Kosova do t’i dalë zot gjithë territorit dhe qytetarëve të saj, duke e mbrojtur demokracinë dhe tërësinë e saj.

Lavdi heroit të Kosovës, policit Enver Zymeri mes nderimesh dhe mirënjohjesh për punën e përditshme të Policisë së Kosovës, për kushtetutshmëri e ligjshmëri, për drejtësi dhe barazi, për liri dhe paqe, për republikën e përbashkët dhe për Kosovën e dashur.

JU REKOMANDOJMË

Një muaj paraburgim për tre fajdegjitë e Prizrenit, jepnin fajde me kamata të larta

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e fajdesë në Prizren
20/08/2026 - 15:59

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, Gjyqtarja e  procedurës paraprake, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit, dhe ka caktuar masën e paraburgimit  në kohëzgjatjeprej një (1)...

Më shumëDetails

PDK kërkon hetim për vdekjet e punëtorëve në KEK

PDK kërkon hetim për vdekjet e punëtorëve në KEK
20/08/2026 - 15:32

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti, i cili humbi jetën sot pas kontaktit me rrymën elektrike gjatë kryerjes...

Më shumëDetails

Vuçiq i kërkon NATO-s të ndalë tërheqjen e KFOR-it nga ura në Mitrovicë

Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë
20/08/2026 - 15:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se i ka kërkuar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, që KFOR-i, misioni i aleancës në Kosovë, të ndalë zvogëlimin gradual...

Më shumëDetails

Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit
20/08/2026 - 15:00

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrit Civil (ARC), ka aktivizuar një shërbim të ri në Platformën eKosova, përmes të cilit pronarët e...

Më shumëDetails

Kërçeli, Hotit: Na trego qysh e shitet thëngjillin 8 euro për ton

Kërçeli, Hotit: Na trego qysh e shitet thëngjillin 8 euro për ton
20/08/2026 - 14:45

Deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli, i ka replikuar ish-kryeministrit Avdullah Hoti, duke i përmendur marrëveshjen e qeverisë Hoti për shitjen e thëngjillit. Hoti thotë se marrëveshja e fundit...

Më shumëDetails

Në vazhdën e propozimeve për president, vjen ideja për Skënder Hysenin

Në vazhdën e propozimeve për president, vjen ideja për Skënder Hysenin
20/08/2026 - 14:41

Mustafë Abazi, kryetar i Rrjetit të Bizneseve për Diasporën në Gjermani e ka propozuar Skënder Hysenin për president. Abazi e ka vlerësuar lart figurën e ish-ministrit duke e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • IPK arreston një zyrtar policor, ja për çka dyshohet?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë