Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sesioni pranveror i Kuvendit, IKD: Vendime në kundërshtim me Kushtetutën, deputetët dhe qeveria ndërhyn në drejtësi

31/07/2024 - 12:36
në Lajme
A A
Sesioni pranveror i Kuvendit, IKD: Vendime në kundërshtim me Kushtetutën, deputetët dhe qeveria ndërhyn në drejtësi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) të mërkurën ka publikuar gjetjet e monitorimit të punës së Kuvendit për sesionin pranveror 2024, për të cilin ka konstatuar se ka dështuar ta përmbushë rolin kushtetues. IKD-ja ka thënë se edhe në vitet e kaluara, Kuvendi nuk e ka përmbushur rolin kushtetues. Për këtë, ka dhënë disa arsye.

“Sikurse, në vitet paraprake, edhe në sesionin pranveror të këtij vitit, puna e Kuvendit është karakterizuar nga mungesa e vazhdueshme e kuorumit, nga vendimmarrjet në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, në disa raste nga vendimmarrjet e kundërligjshme, nga cenimi i vazhdueshëm i institucioneve të pavarura me rastin e raportimit në mbledhjet e komisioneve parlamentare, nga ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë përmes deklaratave publike nga ana e deputetëve të Kuvendit dhe nga kabineti qeveritar, nga mungesa e transparencës së plotë në çështje kyçe të punës së kuvendit, nga mungesa e dobët e mbikëqyrjes parlamentare, nga injorimi i qeverisë përballë deputetëve dhe nga gjuha joparlamentare, seksiste, raciste, mizogjene dhe homofobe”, thuhet në gjetjet e IKD-së.Gjetjet e IKD-së tregojnë se mungesa e kuorumit ka prodhuar mosefikasitet në punën e Kuvendit.

“Lidhur me planifikimin e punëve, Kryesia e Kuvendit ka dështuar që ta propozojë në seancës plenare programin e sesionit të punës, e po ashtu edhe kalendarin e punimeve njëmujore të Kuvendit. Për pasojë kjo situatë solli edhe problemin e vazhdueshëm të mosefikasitetit në shqyrtimin dhe miratimin e pikave të rendit të ditës, mosefikasitet që u bartë nga një vit në tjetrin. Vet sesioni pranveror filloi me 30 pika që u bartën nga viti 2023. Sa i përket mungesës së kuorumit, ai prodhoi mosefikasitet, dhjetëra vazhdime të seancave të rregullta të cilat nuk arritën të përfundojnë për shkak të mungesës se vazhdueshme të kuorumit, fillimisht nga shumica parlamentare, e më pas edhe nga mungesa e deputetëve thirrës të këtyre seancave, kryesisht opozitës parlamentare”, vijon komunikata e IKD-së.Sipas IKD-së, në sesionin pranveror të këtij kanë mbetur pa u trajtuar 30 pika të rëndit të ditës.

“Në mungesë të një planifikimi adekuat, nga sesioni pranveror kanë mbetur pa u trajtuar tridhjetë (30) pika të rendit të ditës të cilat ishin në shqyrtim e sipër, ku në mesin e këtyre pikave ishin edhe votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimit të negociuara pa publikim të njoftimit për kontrat, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore, themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje, zgjedhja e mandatit të një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit shqiptar dhe emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore”.

Ndërkohë 12 projektligje kanë mbetur pa u miratuar.

“Pa u miratuar në këtë sesion kanë mbetur edhe dymbëdhjetë (12) projektligje, ku bën pjesë edhe Projektkodi Civil që pas Kushtetutës është ligji ma i rëndësishëm i një vendi. Ndërsa pa u votuar kanë mbetur edhe disa raporteve të institucioneve të pavarura, raporte me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe raporti për performancën e ndërmarrjeve publike për vitin 2022”, thuhet në gjetjet e IKD-së.Sipas IKD-së, Kuvendi ka pasur probleme edhe me transparencës. Në sesionin pranveror Kuvendi ka dështuar të rregullojë çështjen e votimit elektronik në seancë plenare, “të transmetojë në kohë reale mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe të publikojë dokumentet e mbledhjeve të Komisioneve Hetimore Parlamentare”.

“Për më tepër, edhe pse është obligim nga Rregullorja e Punës, Kuvendi nuk është duke i publikuar votimet për vendimet e veta, kur votimet bëhen me ngritje të dorës”, thotë IKD-ja.Në lidhje me aktivitet legjislative, IKD-ja ka vlerësuar se Kuvendi kishte mungesë të efikasitetit, procedoi dhe votoi ligje në kundërshtim me Kushtetutën dhe nuk mori parasysh vërejtjet dhe komentet e shoqërisë civile, e po ashtu të ambasadave në Kosovë.
Gjatë sesionit pranveror, më shumë se 60 për qind e projektligjeve janë përcjellë nga një seancë në tjetrën.“Krejt kjo, si pasojë e mungesës së deputetëve të shumicës parlamentare e më pas edhe mos votimit të deputetëve të opozitës parlamentare. Në këto rrethana, IKD vlerëson se ka munguar edhe gatishmëria për t’u konsultuar partitë politike opozitare, nga partia që udhëheq me Kuvendin dhe Qeverinë që për projektligje të rëndësishme siç janë marrëveshjet ndërkombëtare të mos zvarriten, por të votohen në kohën e duhur”, ka thënë IKD-ja.
Gjatë sesionit pranveror, deri në seancën e fundit plenare në këtë sesion, Kuvendi miratoi në tërësi 36 projektligje, prej të cilave 21 të proceduara nga viti 2023 dhe 15 të proceduara në vitin 2024.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë