Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aeroporti i Shkupit reagon përsëri për rastin e Presidentes: Ministria kërkoi kontroll standard, vetëm mysafirët zyrtarë bëjnë përjashtim

02/08/2024 - 11:39
në Kryesore, Lajme
A A
Aeroporti i Shkupit reagon përsëri për rastin e Presidentes: Ministria kërkoi kontroll standard, vetëm mysafirët zyrtarë bëjnë përjashtim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aeroporti i Shkupit ka dalë me një tjetër reagim për incidentin ku u përfshi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. TAV, kompania që menaxhon me këtë aeroport, kanë thënë se nuk qëndrojnë akuzat se punonjësi i tyre ka tentuar t’ia marrë telefonin Osmanit.

Nga kjo kompani thonë se kanë respektuar rregullat, gjegjësisht që Ministria e Punëve të Brendshme ka udhëzuar që delegacioni t’i nënshtrohet kontrollit standard në aeroport. Në reagim thuhet se të gjithë pasagjerët, bagazhet e kabinës dhe sendet e tyre personale që udhëtojnë në një fluturim komercial, si në këtë rast, i nënshtrohen kontrollit të sigurisë, raporton Express.

Përjashtim bëjnë vetëm mysafirët zyrtarë.

“Ne i hedhim poshtë kategorikisht akuzat se punonjësi ynë nga departamenti i sigurisë ka tentuar të marrë telefonin. Telefoni i është kërkuar për t’iu nënshtruar kontrollit (skriningut) të detyrueshëm të sigurisë përmes aparatit me rentgen. Në bazë të Dokumentit 30 të ECAC (Doc.30) dhe Programit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, të gjithë pasagjerët, bagazhet e kabinës dhe sendet e tyre personale që udhëtojnë në një fluturim komercial, si në këtë rast, i nënshtrohen kontrollit të sigurisë. Nëse nuk jemi të harmonizuar me këto rregulla, piloti i fluturimit do të refuzojë hipjen në avion të pasagjerit. Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike i përjashton nga kontrolli i sigurisë vetëm mysafirët zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe operatori i aeroportit merr njoftim zyrtar për përjashtime të tilla nga Ministria e Punëve të Brendshme. Udhëzimet që ka marrë Departamenti ynë i Sigurisë nga Departamenti për Mbrojtjen e Disa Personave dhe Objekteve thonë qartë se anëtarët e delegacionit duhet t’i nënshtrohen një kontrolli standard të sigurisë në përputhje me procedurat e përcaktuara”, thuhet në njoftimin e plotë të TAV.

Bekim Kupina, Këshilltar për Media në presidencë, ka deklaruar Gazetën Express se sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes, gjë të cilën nuk e ka lejuar Osmani.

Sipas Kupinës, sigurimi më pas ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten dhe se pastaj ka reaguar Policia e Kosovës për të hapur rrugën.

“Ne kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”, tha Kupina për Gazetën Express.

Megjithatë, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes.

“Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike. Në kundërshtim me këto rregulla, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes. Edhe pse kjo ishte kundër rregullave, ekipi i Presidentes e ka lejuar në mënyrë që Presidentja të hyjë në aeroport, konkretisht në sallën VIP, e cila ishte rezervuar me notë verbale të Ambasadës sonë, siç është praktika për udhëtimet e krerëve të shtetit. Mirëpo, për arsye të sigurisë, në asnjë mënyrë nuk është lejuar që të dorëzohet telefoni personal”, tha Kupina.

Kupina deklaroi se sjellja e sigurimit ishte e paprecedentë dhe nuk ka ndodhur askund tjetër ndaj presidentes Osmani, përveç në Aeroportin e Shkupit.

“Sjellja arrogante dhe e dhunshme e zyrtarit të Aeroportit të Shkupit është e paprecedente dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë udhëtim të presidentes kudo në botë, përfshirë në shtete jonjohëse. Vërehet qartë se në rastin në fjalë kishte tendencë për ta provokuar delegacionin e Republikës së Kosovës dhe për të shkaktuar incident”.

Ai tha se presidentja e ka njoftuar për këtë skandal diplomatik të shkaktuar nga pala maqedonase kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, “të cilin e falënderon për ndihmën e ofruar”.

Më pas, kabinetit të presidentës i është dashur të kontaktojë në Slloveni sepse Aeroporti i Shkupit ka deklaruar se nuk e ka lejuar aeroplanin komercial të niset edhe për më shume se një orë, me pretekstin se shteti slloven nuk po e lejon nisjen. Por kjo gjë u mohua nga sllovenët.

“Vlen të përmendet se pas hyrjes së Presidentes në aeroplan, Aeroporti i Shkupit nuk e ka lejuar aeroplanin komercial të niset edhe për më shume se një orë, me pretekstin se shteti slloven nuk po e lejon nisjen, për shkak se nuk do të ishte gati për aterrim. Kabineti i Presidentes e ka kontaktuar palën sllovene të cilët na kanë informuar që një gjë e tillë absolutisht nuk është e vërtetë dhe se aeroplani do të mund të ateronte në kohën e planifikuar. Presidenca e konsideron çdo sulm dhe trajtim të parregullt e në kundershtim me konventat ndërkombëtare të zyrtarëve të lartë shtetëror si sulm ndaj vete shtetit të Kosovës. Republika e Kosovës, asnjëherë në historinë e saj, nuk ka trajtuar në menyrë të tillë Presidentin/Presidenten, Kryeministrin apo Ministrat e Maqedonisë së Veriut e as të ndonjë vendi tjetër e as nuk do të lejojë një ndonjëherë një gjë të tillë”, tha Kupina për Gazetën Express.

Për rastin, u deklarua edhe Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Ata thonë se një nga pjesëtarët e sigurimit të Presidentes ka ndërhyrë me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore.

Në reagim thuhet edhe se një person nga sigurimi i Gashit dhe dy policë kanë filluar të kërcënojnë punëtorët e TAV.

“Sot (01.08.2024) rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja e Kosovës po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur asaj iu kërkua që telefonin e saj të kalonte përmes skanerit, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore. Por më pas bagazhi u kthye dhe kaloi përmes një skaneri. Pas gjysmë ore erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi (polic) me dy persona të tjerë (polic) dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e TAV-së dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentit. Në të njëjtën kohë ka shtyrë edhe një punonjës policie që punonte në pikën kufitare. Menjëherë është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale dhe po merren masa për zbardhjen e rastit në koordinim me PTHP për QKK-në, pas së cilës do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB të Maqedonisë.

Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka mohuar përfshirjen e pjesëtarëve të sigurimit të tij personal në incident.

Në njoftimin e tyre thuhet se anëtarët e ekipit të sigurimit të Kryeparlamentarit Gashi kanë qenë të pranishëm aty vetëm për ta qetësuar situatën e krijuar nga një keqkuptim mes sigurimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe pjesëtarëve të sigurimit të aeroportit.

“Personeli i sigurimit të kryeparlamentarit Gashi, të cilët janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë ndërhyrë për ta qetësuar situatën dhe për t’i udhëzuar kolegët e tyre për procedurat e sigurisë gjatë vizitës së personave VIP.

Me këtë rast theksojmë se çdo raportim që e sugjeron të kundërtën është tendencioz”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar e shqetësuar për këtë incident dhe me trajtimin jodinjitoz të Presidentes.

MPJD ka thënë se përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

“MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tone”, u tha në reagim.

JU REKOMANDOJMË

Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët: Besimi bëhet qëndrim dhe veprim

Qeveria Kurti ndan 500 mijë për fitoren ndaj Sllovakisë, premton edhe 1 milion euro, nëse Kosova e mposht Turqinë
12/04/2026 - 17:25

Kryeministri Albin Kurti ka uruar festën e Pashkëve për besimtarëvet ortodoksë. “Në këtë ditë të Ringjalljes, besimi bëhet qëndrim dhe veprim. Prej tij nis ndryshimi e përkushtimi te...

Më shumëDetails

Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë
12/04/2026 - 16:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku një burrë i moshës 48 vjeçare ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Ali...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj: Brigada 133 dëshmi e rrugës së pakthyeshme drejt lirisë

Haradinaj: Ministria e Bujqësisë me dashje bëri padrejtësi ndaj operatorëve që kanë mbi 100 hektarë vreshta, e drejta mbrohet me ligj
12/04/2026 - 16:44

Daut Haradinaj ka përkujtuar Brigadën 133 “Adrian Krasniqi” të Zonës Operative të Dukagjinit, duke e cilësuar atë si një ndër shtyllat kryesore të luftës për liri. Ai theksoi...

Më shumëDetails

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit
12/04/2026 - 16:22

Pavarësisht largimit nga Islamabad pa një marrëveshje, zhvillimet e fundit sugjerojnë se komunikimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të mos jenë ndërprerë plotësisht, raporton BBC. Zëvendëspresidenti...

Më shumëDetails

Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit

Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
12/04/2026 - 15:54

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur se Marina Amerikane do të bllokojë çdo anije që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit,...

Më shumëDetails

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut: Mbesin udhërrëfyes për brezat që vijnë

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut: Mbesin udhërrëfyes për brezat që vijnë
12/04/2026 - 15:32

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar dëshmorët e Komunës së Istogut me rastin e Ditës së Dëshmorëve të këtij qyteti. Në njoftim, OVL-UÇK ka theksuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është pjesëtari i FIT-it që u përfshi në rrahjen e ndodhur në trafik në Podujevë (Emri/Foto)

    Ky është pjesëtari i FIT-it që u përfshi në rrahjen e ndodhur në trafik në Podujevë (Emri/Foto)

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Denoncimi nga një grua çon në pranga policin në Mitrovicë – zbulohet identiteti i zyrtarit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë