Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

23/10/2026 - 16:29
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një tjetër skandal i rëndë në sektorin e shëndetësisë private në Kosovë është zbuluar nga Inspektorati Shëndetësor, i cili ka kapur në flagrancë Institucionin Privat Shëndetësor (IPSH) Ambulanca Specialistike e Otorinolaringologjisë “Otokirurgjia Sh.P.K” në Prishtinë, në pronësi të Dr. Emina Ramku Mekollit.

Veriu.info ka siguruar një raport inspektimi të realizuar më datë 01.06.2026 në “Otokirurgjia”, ku është konstatuar se institucion shëndetësor ka vepruar në kundërshtim të plotë me ligjet në fuqi, duke ofruar shërbime kirurgjike dhe specialistike të palicencuara dhe të fshehura nga sistemi zyrtar.

Operacionet ilegale të zbuluara në fletore private

Gjatë kontrollit të detajuar në “Otokirurgjia”, inspektorët shëndetësorë kanë hasur në një fletore pune të mjekes Emina Ramku Mekolli, ku ka dalë në pah e vërteta se çfarë është ofruar fshehurazi brenda kësaj klinike.

Në këtë fletore dëshmohet qartë se janë kryer ndërhyrje kirurgjikale të rënda dhe shërbime të palajmëruara e të palicencuara në Divizionin për Licencim dhe Akreditim (DLA) të Ministrisë së Shëndetësisë:

  • Septoplastika – e kryer tek pacientët me inicialet F.C., R.M., L.S., etj.
  • Timpanoplastika – e kryer tek pacienti E.F.
  • Reponimi (vendosja) e eshtrave të hundës – i kryer tek pacienti R.P.

Për më tepër, këto shërbime dhe ndërhyrje kirurgjikale nuk ishin të regjistruara fare në regjistrin zyrtar të pacientëve të institucionit, por u regjistruan vetëm në mënyrë ilegale në fletoren e punës së mjekes, duke shkelur rëndë dispozitat ligjore.

Çka janë në fakt këto shërbime të palicencuara:

  • Septoplastika – Është ndërhyrje kirurgjike për korrigjimin e septumit (murit kërcor e kockor të hundës) te pacientët me devijim. Kjo procedurë kryhet për të rregulluar frymëmarrjen, por kërkon kushte të mirëfillta kirurgjike.
  • Timpanoplastika – Përbën një ndërhyrje delikate kirurgjike për rindërtimin e daulles së veshit apo kockave të dëmtuara të veshit të mesëm, me qëllim parandalimin e infeksioneve dhe rikthimin e dëgjimit.
  • Reponimi (vendosja) e eshtrave të hundës – Është procedurë mjekësore për rikthimin e eshtrave të thyer të hundës në pozitën anatomike pas frakturave apo lëndimeve fizike, për të shmangur deformimet e përhershme dhe bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Dhoma e fshehtë me aparatura kirurgjike dhe urdhri i Inspektoratit

Gjatë inspektimit të hapësirave të institucionit në katin e dytë, inspektorët zbuluan një dhomë të pajisur me aparatura dhe pajisje kirurgjike, të cilat ishin të mbuluara dhe të pluhrosura. Edhe pse nga udhëheqësja u deklarua se ato gjoja janë jashtë funksionit, prania e tyre brenda një ambulance specialistike pa licencë për sallë operacioni ka alarmuar autoritetet.

Foto: Emina Ramku Mekolli - pronare e “Otokirurgjia Sh.P.K.”
Foto: Emina Ramku Mekolli – pronare e “Otokirurgjia Sh.P.K.”

Inspektorati Shëndetësor i ka lëshuar urdhër të prerë subjektit:

  • Ndalimin e menjëhershëm të ofrimit të shërbimeve të palicencuara deri në plotësimin e kushteve dhe licencimin zyrtar.
  • Largimin e aparaturave dhe pajisjeve kirurgjike nga institucioni brenda një afati prej 10 ditësh.
  • Përmirësimin e menjëhershëm të mbajtjes dhe plotësimit të regjistrit të pacientëve sipas udhëzimeve administrative.

Për shkak të këtyre shkeljeve të Nenit 42 të Ligjit për Shëndetësi, ndaj IPSH “Otokirurgjia SHPK” është marrë edhe vendim për gjobë, duke u vënë në pah edhe një herë rrezikun dhe kaosin që mbretëron në disa nga institucionet private shëndetësore në vend.

Shënim: Foto kryesore e lajmit (ballinë) është e gjeneruar me AI

Pamje të hapësirës së pajisje dhe shërbime të palicencuara:

Tags: Emina Ramku MekolliOtokirurgjia

JU REKOMANDOJMË

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ja çka do të diskutohet

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ja çka do të diskutohet
23/10/2026 - 17:22

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, më 26 tetor, në orën 11:00. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, mbledhja do...

Më shumëDetails

Vlora Çitaku: Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë, PDK nuk është tërhequr

Vlora Çitaku: Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë, PDK nuk është tërhequr
23/10/2026 - 17:08

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Ligji për Gjykatën Speciale do të rishqyrtohet në Kuvend brenda katër javësh, duke...

Më shumëDetails

Dogana ndalon kontrabandën në Vërmicë, zbulohen 300 produkte të padeklaruara për mbrojtjen e bimëve

Dogana ndalon kontrabandën në Vërmicë, zbulohen 300 produkte të padeklaruara për mbrojtjen e bimëve
23/10/2026 - 16:39

Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentativë për kontrabandimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Sipas njoftimit të Doganës, rasti është...

Më shumëDetails

Kurti mesazh ushtarëve: Emri i kryekomandantit Adem Jashari, të jetë kujtesë se çfarë do të thotë të qëndrosh për atdheun

Kurti ‘‘zotohet’’ për investime mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati: Prioritet i qeverisë sonë
23/10/2026 - 16:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të 515 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila u mbajt në...

Më shumëDetails

Tahiri për rikthimin e ligjit për Specialen: I dëmshëm për kauzën e luftës për liri

Tahiri: Mendojnë se do të lodhemi, por ne s’kemi punë tjetër veç të vijmë në sallën tonë!
23/10/2026 - 16:23

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar rikthimin në Kuvend të ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se një veprim i tillë dëmton kauzën e luftës për...

Më shumëDetails

“Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

“Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”
23/10/2026 - 16:12

PDK ka njoftuar dje se “Grupi Parlamentar” i saj, dje përmes një letre zyrtare, i ka kërkuar presidentes Justina Shiroka-Pula, rikthimin në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rrustemi pas kthimit të Ligjit për Specialen: Kuvendi i ka dy opsione

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë