Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tahiri: VV-ja bllokoi punën e komisionit për tekstet shkollore në kohën kur dolën në pah faktet për keqpërdorime

02/08/2024 - 14:13
në Lajme
A A
Tahiri: VV-ja bllokoi punën e komisionit për tekstet shkollore në kohën kur dolën në pah faktet për keqpërdorime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka kritikuar VV-në për bllokimin e punës së Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.Në një konferencë për media, Tahiri ka thënë se bllokimi i këtij komisioni u bë posa dolën në pah fakte konkrete se pati “abuzime dhe keqpërdorime në procesin e subvencionimit të librave”.

Sikur të ishte nënshkruar kontrata e MAshT-it në atë kohë me shtëpitë botuese, sipas Tahirit, do shpenzoheshin 7 milionë euro më pak, kurse sipas tij tashmë kemi afro 12 milionë euro shpenzime në procesin e subvencionimit të librave.

“Në kohën kur ky komision arriti në fakte konkrete, abuzime e keqpërdorime, arriti me qit në pah kontratat që u deshën të nënshkruheshin me shtëpitë botuese e që nuk u nënshkrua nga qeveria e Kosovës, ku u shpenzuan afro 12 milionë euro në subvencionim. Sikur të nënshkruhej kontrata do të shpenzoheshin rreth 5 milionë euro, pra që i bie 7 milionë euro më pak humbje”, ka deklaruar Tahiri.

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka pretenduar se hetimi parlamentar për subvencionimin e teksteve shkollore 2023/24 i ka kaluar mandati.Këtë e ka kundërshtuar kryetari i komisionit, Shemsedin Dreshaj i cili ka deklaruar se afati i komisionit, të themeluar në prill, është deri më 16 nëntor.
E se LVV po e bën këtë qëllimshëm ka deklaruar edhe nënkryetari i komisionit, Ardian Kastrati.“Arsyeja pse VV qëllimshëm po e bën këtë rrëmujë është për të bllokuar hetimin e aferës potenciale korruptive me kryeprotagoniste Arberie Nagavcin. Nga 4 milion të planifikuara për tekstet, këta kanë shpenzuar 11 milion. 7 milion më shumë të cilat nuk janë spjeguar qartë në komision, prandaj pas përfundimit të punës së komisionit në shtator, këtu unë besoj fort ka me pas punë Prokuroria Speciale. Kësaj pra, i frigohen këta të VV-së, hetimeve të Prokurorisë Speciale dhe kjo është arsyeja që shkaktojnë këto ditë rrëmuje me komisionin për ta spostuar vëmendjen nga hetimet për afera potenciale korruptive”, ka deklaruar Kastrati, nënkryetar i komisionit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë