Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyrtarë të VV-së insistojnë në hapjen e Urës së Ibrit, opozita kërkon koordinim

03/08/2024 - 21:33
në Kryesore, Lajme
A A
Zyrtarë të VV-së insistojnë në hapjen e Urës së Ibrit, opozita kërkon koordinim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eksponentë të partisë në pushtet kanë dalë kundër qëndrimit të QUINT-it dhe NATO-s, që në këtë fazë nuk mbështesin hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë. Ata insistojnë se ajo do të hapet së shpejti, kurse politikanë nga veriu i vendit kërkojnë nga ndërkombëtarët të arsyetojnë këtë qëndrim. Ndërsa, opozita në anën tjetër kërkon koordinim me aleatët.“Qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës, në këtë kohë”.

Ky është mesazhi i QUINT-it dhe NATO-s, të cilin e transmetoi një ditë më parë, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Megjithatë nga ajo çka po proklamohet prej zyrtarëve të partisë në pushtet, një gjë hapja e plotë e urës pritet të ndodhë shumë shpejt.

Hapja e saj, pavarësisht qëndrimit të aleatëve, sipas deputetit Alban Bajrami, nuk ka se çka të ketë pasoja për Kosovën.

“Autoritetin e plotë dhe të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë e ka shteti i Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe në momentin e parë që janë përfunduar të gjitha vlerësimet, ura do të jetë e hapur edhe për qytetarët”, ka thënë Alban Bajrami, Deputet i LVV-së.

Që nga pas lufta, mu në mes të kësaj ure qëndrojnë vazhdimisht si masë sigurie pjesëtarë të KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë.

E, pa u dakorduar me aleancën ushtarake veriatlantike dhe aleatë të tjerë, sipas deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, nuk duhet të merret asnjë veprim.

Haliti: Ura e Ibrit duhet të hapet për qarkullim në koordinim me aleatët“Nëse veprojmë pa u marrë vesh edhe me EULEX, KFOR dhe QUINT-in është problem, pasi mundet me u vendos KFOR-i në urë dhe mund të ketë probleme mes Policisë së Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës në veri”, ka thënë Xhavit Haliti, Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, asamblisti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Betim Osmani thotë se parterët ndërkombëtarë duhet të jenë më të qartë në arsyetimin e kërkesës së tyre që ura të mbetet e mbyllur.

“Nëse këto shtete e shohin si problem atëherë të na tregojnë edhe si qytetarë, po edhe si institucione çfarë dojnë të bëjmë që ura të hapet, nuk është normale që ura të jetë e mbyllur tash e 25 vjet”, ka thënë Betim Osmani, Asamblist në Mitrovicë të Veriut.

SHBA dhe shtetet e QUINT-it insistojnë që çështja e hapjes së urës të diskutohet në dialogun me Serbinë, gjë për të cilën janë kategorikisht kundër Qeveria dhe presidentja Vjosa Osmani.

JU REKOMANDOJMË

Portali Eualive: Beogradi po e humbë betejën për Urën e Mitrovicës – ky është çmimi i normalizimit

Portali Eualive: Beogradi po e humbë betejën për Urën e Mitrovicës – ky është çmimi i normalizimit
19/08/2026 - 17:09

Portali Eualive: Beogradi po e humbë betejën për Urën e Mitrovicës – ky është çmimi i normalizimit Lajme Gazeta Express 19/08/2026 16:53 Portali “EUalive” me seli në Bruksel,...

Më shumëDetails

Arrestimi i kosovarit në Kroaci, Syla: Nuk është veteran i UÇK-së

“Zoti ju vraftë”, Syla i ashpër me bisedën Kusari – Simiq: Luftëtarët e lirisë mercenarë, ndërsa serbit “brate”
19/08/2026 - 17:00

Një 49 vjeçar nga Kosova raportohet të jetë arrestuar në Krasovici, pikën kufitare Kroaci-Mali i Zi. B.B, nga Nerodimja e Poshtme e Ferizajt ishte i kërkuar nga Interpoli,...

Më shumëDetails

Gërmimet në Zubin Potok, gjenden mbetje kockore që dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve

Gërmimet në Zubin Potok, gjenden mbetje kockore që dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve
19/08/2026 - 16:41

Përmes një komunikate të përbashkët, Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, kanë njoftuar për gjetjen e radhës në kuadër të veprimeve të gërmimit dhe...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në Istog, tre persona të lënduar

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
19/08/2026 - 16:14

Një aksident trafiku ka nodhur sot në fshatin Zallq në Istog. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:40, ku u përfshin tre vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë...

Më shumëDetails

Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive
19/08/2026 - 16:05

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 gusht 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj Sinisha Spasiqit, i cili ngarkohet se mori pjesë në ofensivën ushtarake serbe në...

Më shumëDetails

I ranë bllokat në rrugë, shoferi i kamionit gjobitet në Prizren

I ranë bllokat në rrugë, shoferi i kamionit gjobitet në Prizren
19/08/2026 - 15:50

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është gjobitur një drejtues i një kamioni në Prizren, pasi që i kishin rënë bllokat ndërtimor në rrugë, gjë e cila kishte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë