Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

18/08/2026 - 20:39
në Lajme
A A
Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduaar suspendimin e dy zyrtarëve policorë pas dyshimeve për ushtrimin e forcës ndaj një qytetari të nacionalitetit serb.

Përmes një komunikate për media, IPK ka bërë të ditur se disa ditë më herët ka filluar sipas detyrës zyrtare një hetim paraprak me qëllim të verifikimit të pretendimeve dhe sqarimit të të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante që lidhen me rastin rreth veprimeve policore gjatë një operacioni policor të zhvilluar në Dren të Zubin Potokut.

Në kuadër të këtij hetimi, pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, IPK i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut me dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” .

Policia e Kosovës kishte njoftuar se gjatë këtij operacioni në Dren ishte gjetur armatim në afërsi të pronave të Rashkoviqit.

E Lista Serbe vazhdon të qëndrojë prapa versionit se Rashkoviqi është rrahur nga policia.

Në një konferencë kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i cili është edhe drejtor i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, kishte pretenduar se ai ishte dërguar në një zonë malore, ishte lidhur për një pemë dhe ishte goditur me një zorrë uji, në mënyrë që të pranonte përgjegjësi për krime lufte ndaj shqiptarëve.

Kjo parti kishte publikuar edhe fotografi në të cilat, sipas tyre, shihen mavijosje në shpinën e Rashkoviqit.

Pretendime të ngjashme ka bërë edhe zyrtari tjetër i kësaj partie, Igor Simiq.

Ai ka thënë se gjatë dy javëve të fundit janë keqtrajtuar edhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit serb dhe u ka bërë thirrje atyre që t’i bëjnë publike rastet e tyre.

E vetë Rashkoviqi, për mediat në gjuhën serbe, kishte dhënë një version që dallonte në disa detaje nga ai i paraqitur nga Lista Serbe.

Ai tha se, pasi ishte lidhur në pyll, policët e kishin liruar dhe se më pas ishte kthyer vetë në shtëpi. Sipas tij, në vendngjarje kishin qenë tre policë, por vetëm njëri prej tyre e kishte rrahur.

E pasditen e 12 gushtit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pati vizituar Rashkoviqin në spital në Beograd dhe tha se Policia “e Kurtit, pa asnjë arsye e ka rrahur gati për vdekje” atë.

Ditëve të fundit, në Zubin-Potok janë kryer kontrolle dhe arrestime të personave të dyshuar për krime lufte, pasi në këtë komunë janë identifikuar disa lokacione ku dyshohet se mund të ndodhen varreza masive nga lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë.

Prona e Rashkoviqit ndodhet pranë dy lokacioneve ku së fundmi janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohet se kanë lidhje me krimet e luftës në Kalludër të Vogël dhe Jabukë.

JU REKOMANDOJMË

Zemaj kritikon Kurtin: Një president me vlera nuk do ta lejonte një Albin të tillë

Zemaj kritikon Kurtin: Një president me vlera nuk do ta lejonte një Albin të tillë
18/08/2026 - 21:30

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Albin Kurtit për zgjedhjen e një presidenti me vlera, kontribute dhe merita. Zemaj ka kritikuar Kurtin për situatën...

Më shumëDetails

Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha
18/08/2026 - 21:20

Emri i profesorit universitar Ibrahim Berisha u përmend si një nga emrat e mundshëm të propozuar për president mes takimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe kryetarit...

Më shumëDetails

Të kapur për fajde, akuzë për vrasje në tentativë dhe lidhje me Kobrën| Profili i të arrestuarve për fajde në Prizren

Të kapur për fajde, akuzë për vrasje në tentativë dhe lidhje me Kobrën| Profili i të arrestuarve për fajde në Prizren
18/08/2026 - 21:17

Dy personat e arrestuar në Prizren nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të fajdesë janë emra të njohur për organet e drejtësisë. Në mesin e tyre është Beqir...

Më shumëDetails

Çfarë nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Çfarë nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?
18/08/2026 - 21:11

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit të Kosovës mund ta mbajë një ushtrues detyre. Albulena Haxhiu, si kryeparlamentare e legjislaturës...

Më shumëDetails

Ymeri: Marrëveshja për thëngjillin me Maqedoninë e Veriut është puro politike

Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
18/08/2026 - 20:54

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar Qeverinë për marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për shitjen e thëngjillit, duke e cilësuar atë si “puro politike”. “Ministrja nuk ka...

Më shumëDetails

Këta janë tre të arrestuarit në aksionin kundër fajdesë në Prizren

Këta janë tre të arrestuarit në aksionin kundër fajdesë në Prizren
18/08/2026 - 20:46

Tre persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të fajdesë. Gazeta Insajderi mëson nga burime të saja se tre të arrestuarit gjatë aksionit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Që dy vjet s’kemi qeveri…”, fjalia që i kushtoi Olsa Sadikut me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve, pas përplasjes së deputetëve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë