Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot bashkë me liderë shtetërorë të Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës, kanë shënuar njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme për popullin kroat.
Osmani njofton se sot shënuan “Sinjska Alka, një nga ngjarjet më të rëndësishme për popullin kroat, që nderon rezistencën heroike të ushtarëve kroatë, nëpërmjet një sërë aktivitetesh kulturore”.
Postimi i plotë i Presidentes:
Faleminderit Presidentit Zoran Milanović për ftesën për t’iu bashkuar miqve tanë kroatë në Sinjska Alka këtë vit!
Në prani të mijëra qytetarëve kroatë dhe bashkë me liderë shtetëror të Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës, shënuam Sinjska Alka, një nga ngjarjet më të rëndësishme për popullin kroat, që nderon rezistencën heroike të ushtarëve kroatë, nëpërmjet një sërë aktivitetesh kulturore. 🇽🇰🇭🇷













