Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu nuk po zmbrapset nga iniciativa që do t’ju mundësonte qytetarëve tërheqjen e deri 30 për qind të mjeteve nga Trusti.
Haxhiu në deklarim për Insajderin tha Qeveria Kurti dhe deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja nuk po e neglizhojnë këtë pikë. Përkundër kësaj, deputeti i PDK-së u shpreh se me 25 maj në Kuvend të Kosovës do të diskutohet për tërheqjen e mjeteve.
“Qeveria Kurti, 30 ditë e ka mbajt Projektligjin për Trustin për me dhanë një Jo, ndërsa tani e dy javë Armend Muja është duke mos e trajtu Projektligjin për Trustin në Komision Parlamentar për ta dergu raportin me rekomandime për seancën e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.
“Unë dua të njoftoj të gjithë qytetarët se përkundër papërgjegjësisë së pushteti dhe manipulimeve të individëve të caktuar qe nuk kanë hallin e qytetarëve, Projektligjin për Trustin nuk mund ta prolongojnë me gjatë se data 25.05.202. Sepse sipas rregullores një projektligj do të trajtohet në seancën e Kuvendit në lexim të parë jo më larg se 28 ditë nga dita kur iu është shpërndarë deputetëve”, deklaroi ai për Insjaderin.
“Projektligji deputetëve iu është shpërndarë me 27.04.2022, andaj dita e 28 kur me se largu mund ta prolongojnë miratimin e Projektligjit për Trustin është data 25.05.2022”, sqaron ai.
Ndërkohë, Haxhiu ka akuzuar qeverinë se po i keqpërdorë para e qytetarëve të Kosovës.
“Qeveria dhe Armend Muja të përgjigjen para qytetarëve, sa milion euro para të Trustit të qytetarëve kanë blerë letra me vlerë të Qeverisë? Përse me para të Trustit me ble letra me vlerë të Qeverisë?”, ka pyetur ai.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu është shprehur desidivisht që “Trusti është i qytetarëve jo i pushtetarëve”.
I pyetur se nga kush po përkrahet ky projektligj, deputeti tha se e ka përkrahjen e të gjitha partive opozitare si dhe të disa deputetëve të mazhorancës.
Insajderi ka tentuar ta kontaktojë edhe deputetin, njëherit kryetarin e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transferem Armend Muja për të kuptuar pse nuk e ka sjell në diskutimin pikën e Trustit në mbledhje të komisionit, por ky i fundit nuk e ka hapur telefonin.













