Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A kanë dalur 100 euro shtesë për punëtorët e sektorit privat?

11/05/2022 - 16:35
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
A kanë dalur 100 euro shtesë për punëtorët e sektorit privat?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Para gati një muaji, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndarjen e shtesave prej 100 euro për studentët, pensionistët, punëtorët e sektorit privat dhe atij publik.

Pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik i kanë marrë këto shtesa, por jo edhe studentët e punëtorët e sektorit privat. Ministria ende s’ka dhënë ndonjë datë të saktë se prej kur do të fillojnë të shpërndahen shtesat nëpër xhirollogari.

Punëtorët e sektorit privat dhe studentët ende nuk i kanë marrë 100 eurot , të cilat iu premtuan nga kryeministri Albin Kurti, më 12 prill.

Shtesat deri tash u kanë dalë vetëm pensionistëve dhe punëtorëve të sektorit publik.

Datë të saktë se kur do t’iu dalin paratë në xhirollogari kategorive të tjera, s’është dhënë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar në fund të prillit se gjatë javës së parë të majit pritet të fillojë verifikimi i aplikimeve për këto para. Njoftim tjetër nga Ministria më s’ka pasur.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në këtë institucion për të marrë informacione se kur do të fillojnë t’iu shpërndahen këto para qytetarëve, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka pranuar përgjigje.

Aplikimi për këto shtesa për punëtorët e sektorit privat është hapur më 21 prill. Ata që duan të aplikojnë për to, kanë afat që ta bëjnë këtë edhe 10 ditë.

Në njoftimin për hapje të aplikimit, Ministria kishte paralajmëruar qytetarët se nëse të dhënat janë të pasakta, ata s’do të mund të përfitojnë nga subvencionimi.

“Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi.

Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟐. Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022”, thuhej në njoftimin e Ministrisë.

Ndërkohë, aplikimi për studentët është hapur të shtunën. Ata kanë të drejtë të aplikojnë deri më 3 qershor.

“Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikuesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi.

Vëmendje: Studentët të cilët kanë përfituar nga ndonjë prej masave të prezentuara nga Qeveria në kuadër të mbështetjes shtesë për qytetarët nga 100 euro, nuk mund të përfitojnë sërish”, thuhej në njoftim.

Ndryshe, vendimi për ndarjen e 100 eurove shtesë ishte marrë më 12 prill.

Për këto shtesa kishte njoftuar kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Për muajin prill do ta dyfishojmë vlerën e asistencës. Pensionistëve do t’u ndahen nga 100 euro shtesë për muajin prill, dhe do të përfitojnë të gjithë ata që marrin pension. Për herë të parë, do të mbështesim me 100 euro të gjithë punëtorët e sektorët privat. Në kuadër të kësaj pako do të ndahen edhe nga 100 euro për mbi 80 mijë zyrtarë publikë. Për herë të parë, do të mbështeten të gjithë studentët nga 100 euro. 80 mijë student do të përfitojnë nga kjo…Vlera totale e kësaj është mbi 100 milionë euro, do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë ose praktikisht secila familje”, kishte deklaruar Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin
17/09/2026 - 22:19

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar në emisionin “Rubikon” të Klan Kosova pjesën e aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke e vlerësuar si të qëllimshme mënyrën se si kryetari...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi falënderon shqiptarët në protestë: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër

Endrit Thaçi falënderon shqiptarët në protestë: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër
17/09/2026 - 22:15

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai është deklaruar gjatë...

Më shumëDetails

Haxhiu: Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare dhe institucionale

Abrashi konfirmon Haxhiun për kryetare të Kuvendit
17/09/2026 - 22:07

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare dhe institucionale. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu...

Më shumëDetails

Protestës në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së i bashkohen Endrit Thaçi dhe djemtë e Kadri Veselit

Protestës në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së i bashkohen Endrit Thaçi dhe djemtë e Kadri Veselit
17/09/2026 - 21:56

Po mbahet një protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, pas verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Në këtë protestë ka arritur edhe ish-kryetari i Prishtinës,...

Më shumëDetails

Meha: Nuk është koha për përçarje, por për veprim të përbashkët

Meha: Nuk është koha për përçarje, por për veprim të përbashkët
17/09/2026 - 21:15

Ish ministri i Mbrojtjes, Armend Meha ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas aktgjykimit të djeshëm në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Meha ka...

Më shumëDetails

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë
17/09/2026 - 20:54

Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të protestuar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë