Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidenca reagon pas konferencës së djeshme në Shkup: Osmani asnjëherë s’ka kërkuar tejkalim – s’e pranon baltosjen e Republikës

06/08/2024 - 11:06
në Kryesore, Lajme
A A
Presidentja thotë se ende nuk ka datë për mbajtjen e zgjedhjeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas konferencës së djeshme të kryeministrit të Kosovës dhe atij të Maqedonisë, në Shkup, ku u përmend dhe incidenti që i ndodhi presidentes Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit.

Përmes një postimi në Facebook, nga Presidenca kanë thënë se është për keqardhje mënyra e tratimit të këtij rasti në konferencë dje.

“Mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës. Ajo që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe aplikuara botërisht, prandaj Presidenca pret të njoftohet për masat e ndërmarra lidhur me këto shkelje, ashtu siç është potencuar edhe në notën e protestës të drejtuar nga Republika e Kosovës”, thuhet në reagim.

Po ashtu, thuhet se presidentja Osmani asnjëherë s’ka kërkuar tejkalim apo shkelje të procedurave, por respektim të rregullave ndërkombëtare, siç bëhet në të gjithë botën.

Gjithashtu, nga Presidenca kanë thënë se Osmani nuk e pranon baltosjen e Republikës së Kosovës.“Siç është thënë edhe në reagimet e mëparshme, Presidentja Osmani përgjatë tërë karrierës së saj politike, e në veçanti përgjatë mandatit të saj si Presidente e vendit, ka kontribuuar në zhvillimin dhe thellimin e raporteve pozitive me Maqedoninë e Veriut. Mirëpo ajo nuk mund ta pranojë, në asnjë mënyrë, baltosjen e Republikës së Kosovës. Kjo situatë është lehtë e tejkalueshme nëse ekziston vullnet politik nga Shkupi zyrtar”, thuhet në reagim.
Postimi i plotë i Presidencës:

Presidentja e Republikës së Kosovës ASNJËHERË nuk ka kërkuar tejkalim apo shkelje të procedurave, por respektim të rregullave ndërkombëtare, siç bëhet në të gjithë botën.

Lista e shteteve të cilat i ka vizituar Presidentja Osmani gjatë mandatit të saj si Presidente përfshinë SHBA-të, Shqipërinë, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë, Austrinë, Belgjikën, Bullgarinë, Çekinë, Finlandën, Kanadanë, Kosta Rikën, Kroacinë, Danimarkën, El Salvadorin, Estoninë, Francën, Greqinë, Islandën, Japoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Maltën, Moldavinë, Malin e Zi, Panamanë, Portugalinë, Katarin, Singaporin, Slloveninë, Spanjën, Zvicrën, Tajlandën, Tunizinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vatikanin, etj. Të gjitha këto shtete, shumicën prej të cilave i ka vizituar disa herë gjatë mandatit, pa përjashtim, i kanë respektuar në plotni rregullat ndërkombëtare sa i përket trajtimit të kreut të shtetit, rrjedhimisht edhe të vet shtetit.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidentja e vendit përfaqëson shtetin brenda dhe jashtë. Pavarësisht rregullave jashtëzakonisht strikte të sigurisë në aeroportet e shumicës dërrmuese të shteteve të lartpërmendura, ata e pranojnë Presidentin e një shteti si përfaqësuesin më të lartë të shtetit dhe kurrë nuk kërkojnë skanimin as të çantës personale e lëre më të telefonit, e aq më pak të kërkohet ‘full body scan’, sepse kjo, në mes tjerash, do të nënkuptonte se janë duke e trajtuar shefin e shtetit – rrjedhimisht shtetin – si rrezik potencial për terrorizëm.

Në çdo vend ku udhëtojmë, nuk është Presidentja që e kërkon një trajtim të tillë. Ky trajtim ofrohet automatikisht nga shtetet pritëse bazuar në njoftimin që bëhet nga ambasadat tona për udhëtimin e Presidentes dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare zakonore (e detyrueshme për të gjitha shtetet). Siç shihet nga lista e lartpërmendur, kjo është respektuar në tërësi edhe nga shtete që akoma nuk e kanë njohur Kosovën. Se kjo procedurë respektohet çdoherë e çdokund, Presidentja Osmani e ka konfirmuar edhe me homologë të saj me të cilët ka biseduar këto ditë.Presidentja e Republikës së Kosovës kërkon respekt për shtetin që përfaqëson, pra Republikën e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë me ngulm në përputhje me rregullat e parimet ndërkombëtare që rregullojnë raportet ndërmjet shteteve.

Raportet për incidentin e paprecedentë në Aeroportin e Shkupit të përgatitura nga Presidenca dhe Policia e Kosovës janë tashmë të finalizuara dhe të qasshme, dhe kanë qenë tash e sa ditë. Nga këto raporte kuptohet qartë se nuk ka kërkesë për devijim ose anashkalim të rregullave, por përkundrazi, respektim dhe aplikim të konventave dhe të së drejtës ndërkombëtare zakonore, e mbi të gjitha, respekt për Republikën e Kosovës.Mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës. Ajo që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe aplikuara botërisht, prandaj Presidenca pret të njoftohet për masat e ndërmarra lidhur me këto shkelje, ashtu siç është potencuar edhe në notën e protestës të drejtuar nga Republika e Kosovës.

Përderisa e vlerësojmë shprehjen e keqardhjes nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, për fat të keq deri tani në asnjë moment institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk i kanë trajtuar çështjet e ngritura në notën e protestës që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtës ndërkombëtare zakonore në raport me Republikën e Kosovës, por perkundrazi, hapur e pa asnjë hezitim e kanë pranuar një shkelje të tillë. Për këtë as nuk duhen raporte e hetime shtesë për ndonjë gjendje faktike, sepse ato janë komplet jorelevante para pranimit publik te institucioneve të Maqedonisë së Veriut se një rregull i tillë është imponuar qëllimshëm, pavarësisht kërkesave të qarta të së drejtës ndërkombëtare.

Presidenca e Republikës e ka trajtuar këtë incident vetëm në mënyrë ndërinstitucionale e pa e bërë publike, me qëllim të ruajtjes së raporteve ndërmjet dy shteteve, deri në momentin kur një propagandë e përmasave të papara ka filluar kundër Presidentes, me ç’rast Presidenca është detyruar t’i përgjigjet interesimit të shumtë të mediave.

Siç është thënë edhe në reagimet e mëparshme, Presidentja Osmani përgjatë tërë karrierës së saj politike, e në veçanti përgjatë mandatit të saj si Presidente e vendit, ka kontribuuar në zhvillimin dhe thellimin e raporteve pozitive me Maqedoninë e Veriut. Mirëpo ajo nuk mund ta pranojë, në asnjë mënyrë, baltosjen e Republikës së Kosovës. Kjo situatë është lehtë e tejkalueshme nëse ekziston vullnet politik nga Shkupi zyrtar.

JU REKOMANDOJMË

Bajrami: Tri herë në zgjedhje për të përfunduar sërish në zgjedhje – çka po do Kurti?

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
19/08/2026 - 11:48

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar situatën politike në Kosovë, duke e cilësuar si të pakuptimtë mundësinë e shkuarjes sërish në zgjedhje. Bajrami ka thënë se arsyetimet...

Më shumëDetails

KFOR: Për statusin e Urës së Ibrit të pyeten BE dhe institucionet e Kosovës, po i përkrahim përpjekjet diplomatike

KFOR: Për statusin e Urës së Ibrit të pyeten BE dhe institucionet e Kosovës, po i përkrahim përpjekjet diplomatike
19/08/2026 - 11:47

Misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR, deklaroi se vendimi i mundshëm për rihapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për automjete duhet të adresojë nevojat e...

Më shumëDetails

Kërcënimi i Vuçiqit për Ibrin, Janiq: Është rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë

Kërcënimi i Vuçiqit për Ibrin, Janiq: Është rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë
19/08/2026 - 11:29

Masat e autoriteteve në Prishtinë ndaj komunitetin serb në Kosovë kanë shkaktuar pakënaqësi në Beograd, dhe si një kundërpërgjigje, Aleksandar Vuçiq përmendi mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së...

Më shumëDetails

‘‘Gjysmë milioni euro zhvatje’’, Ramadani: 463 militantë të VV’së marrin paga, prokuroria të veprojë

‘‘Gjysmë milioni euro zhvatje’’, Ramadani: 463 militantë të VV’së marrin paga, prokuroria të veprojë
19/08/2026 - 11:25

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, gjatë një konference për media, ka folur për ‘’shkelje financiare’’ që po ndodh gjatë situatë aktuale politike. Ramadani, ka folur për afër gjysmë...

Më shumëDetails

Hoxha: Vetëvendosje e ka heshtur Kuvendin dhe kështu po e hesht edhe popullin

Hoxha: Vetëvendosje e ka heshtur Kuvendin dhe kështu po e hesht edhe popullin
19/08/2026 - 11:15

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka shkruar në lidhje me protestat e tyre të vazhdueshme që po i bëjnë para dyerve të Kuvendit dhe Qeverisë duke kërkuar mbajtjen...

Më shumëDetails

Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te Liqeni i Radoniqit, niset me veturë për t’i parë

Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te Liqeni i Radoniqit, niset me veturë për t’i parë
19/08/2026 - 11:09

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se sot, Inspektorati Mjedisor do i rrënojë disa objekte te Liqeni i Radoniqit, të cilat ‘’janë ndërtuar pa leje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë