Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konvertimet publike në kisha, Krasniqi thotë se lëvizja është “projekt serb”, Latifi: Ua keni gërditë Islamin

06/08/2024 - 14:02
në Kryesore, Lajme
A A
Konvertimet publike në kisha, Krasniqi thotë se lëvizja është “projekt serb”, Latifi: Ua keni gërditë Islamin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Konvertimet publike në kishat e Kosovës dhe të përshëndetura nga një lëvizje e themeluar para disa muajsh për braktisje të organizuar të fesë islame ka nxitur shumë reagime. Profesori Milazim Krasniqi thotë se ideja e kësaj lëvizjeje “është më shumë projekt serb dhe projekt pan-sllavist për me kriju përçarje”. Mënyra “brutale, e paedukuar, totalitare dhe afgane” e promovimit të Islamit viteve të fundit është shkaku i këtyre lëvizjeve sipas profesorit Blerim Latifi, të cilat i konsideron normale.

Një lëvizje që u themelua në Deçan në tetor të vitit të kaluar thotë se po angazhohet për veprimtari të gjerë shoqërore që i kontribuojnë “shqiptarizmit” dhe po i thërret shqiptarët myslimanë që ta lënë fenë islame dhe të konvertohen në katolikë.

Ndoshta jo të bindur nga kjo lëvizje, por disa myslimanë e bënë vërtetë këtë ditëve të fundit, dhe publikisht. Kjo shkaktoi jo pak reagim.

Paraditen e së dielës, në meshën e kishës “Shën Ndou” në Gllogjan të Deçanit dhjetëra persona iu nënshtruan sakramenteve të fesë së re, u pagëzuan dhe u kunguan.

“Unë e kam emrin Miftar”, u prezantua para disa mediave një i moshuar pas konvertimit. “Katragjyshi im e ka pasë Miftar; ma ka ngjitë mu. Unë jam dalë tash në fe të babgjyshit e katragjyshit”, tha Miftar Lekaj.

Anton Antoni, kryetar i bashkësisë lokale të Gllogjanit tha se mund të garantonte se për konvertimet “s’ka pasë asnjë organizim dhe nuk ka asnjë tendencë ndaj feve tjera”. “Këtu jemi të gjithë shqiptarë”, tha ai.

Konvertimet i kishte paralajmëruar Arbër Gashi, njëri prej udhëheqësve të Lëvizjes për Braktisjen e Islamit.

“Sot, nesër e pasnesër vazhdojmë me pagëzimet e planifikuara për muajin gusht. Numri i madh i të interesuarve për këtë proces është dëshmi e mjaftueshme për ndryshimin e madh që po ndodhë në vendlindje”, shkroi ai të premten në një postim në Facebook.

Aty ai përditë po publikon postime dhe fotografi për të njoftuar për konvertimet e reja të personave nga vende të ndryshme, jo vetëm nga Deçani.

“Sot edhe tri pagëzime të reja në Gllogjan! Urime!”, shkroi ai sot.

“Nuk ka fare dyshime, shqiptarët e KS janë 100% shqiptarë dhe së shpejti do jenë edhe 100% katolikë!”, shkroi Gashi në një tjetër postim sot.

Për pagëzime po njofton në Facebook edhe kisha “Shën Abrahami” në Llapushnik të Drenasit.

Një qytetare nga Prizreni u përball me plot komente, pasi shkroi të shtunën në Facebook: “Un së bashku me 24 pjestar të familjes time jemi Pagëzuar në qytetin tonë Prizren”. I kishte publikuar edhe dy fotografi nga katedralja “Zoja Ndihmëtare”.

Imami nga Drenasi, Osman Musliu, i komentoi në Facebook konvertimet e së dielës, duke shkruar kështu: “Qesi R A S A D I, nja mos met ne fenë islame ne shqiptari ….!”.

Për profesorin e filozofisë së religjionit në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, këto lëvizje janë normale dhe se “shkaku pse këta njerez po e braktisin Islamin, duhet kërkuar te vetë mënyra se si Islami është promovuar viteve të fundit në Kosovë dhe Shqipëri”.

“Kosova eshte shtet demokratik dhe liberal. Çeshtja e fese nuk i perket detyrimeve ligjore, por lirive dhe te drejtave individuale te njeriut. Liria e besimit nuk nenkupton vetem te drejten me besu, por edhe te drejten mos me besu. Per me teper keto dy te drejta jane ligjerisht dhe moralisht te barabarta. Liria e fese nenkupton edhe lirine per me ndrru nje fe me nje fe tjeter, pa terhequr prapa sanksione ligjore e morale. Levizja e Deçanit mbledh njerezit qe duan me e realizu kete te drejte kushtetuese. As me shume e as me pak. Nderkaq, shkaku pse keta njerez po e braktisin Islamin, duhet kerkuar te vete menyra se si Islami eshte promovuar viteve te fundit ne Kosove dhe Shqiperi. Nje menyre brutale, e paedukuar, totalitare dhe afgane, në thelb. Shkurt e shqip: Ua keni gërditë Islamin, prandaj po ikin prej tij. Kjo eshte historia e vertete e kesaj pune. Te tjerat jane perralla”, shkroi Latifi të hënën në Facebook.

Kjo lëvizje në Deçan është “absolutisht abnormale”, sipas profesorit Milazim Krasniqi. Ai, në një ‘podcast’ të Bashkësisë Islame të Kosovës tha se “nëse ata duan me dalë prej islamit, janë të lirë, derën çelë e kanë”. “Islami bile-bile as nuk dobësohet, bile-bile, nganjëherë, mos me thënë, edhe pastrohet prej elementeve që kanë asi lloj konfuzioni”, tha Krasniqi.

Ai tha se anëtarët e kësaj lëvizjeje “s’paraqesin ndonjëfarë fuqie”. “Kur s’ka mujtë me e lëvizë këtë raport Ismail Kadareja me gjithë ata intelektualë, bash këta s’mujnë me tremb as macen prej përsheshi, qysh thotë populli. Por problemi është ky, po e krijojnë një ndjenjë të keqe”, tha ai.

Ai tha se ideja e lëvizjes në Deçan “është më shumë projekt serb dhe projekt pan-sllavist për me kriju përçarje”.

“Qeky grupi okult, grup i mbrapshtë, duhet me ditë se marrin një përgjegjësi të madhe sepse është absurd me u thirrë në emër të shqiptarizmit e me gërrmu bash në themelin e shqiptarizmit, pra me tentu me prishë harmoninë fetare, të cilën e kanë formu rilindasit dhe mbi atë bazë është formu kombi shqiptar dhe dy shtetet shqiptare”, tha Krasniqi. “Nuk kanë me pasë sukses”.

Veç këtyre që këtë të dielë i përfunduan ritet e konvertimit në Gllogjan, në kishën “Shën Ndou” u tha se edhe dhjetëra të tjerë janë regjistruar e po presin meshat e radhës që t’i nënshtrohen procesit të njëjtë.

JU REKOMANDOJMË

Kërcënimi i Vuçiqit për Ibrin, Janiq: Është rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë

Kërcënimi i Vuçiqit për Ibrin, Janiq: Është rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë
19/08/2026 - 11:29

Masat e autoriteteve në Prishtinë ndaj komunitetin serb në Kosovë kanë shkaktuar pakënaqësi në Beograd, dhe si një kundërpërgjigje, Aleksandar Vuçiq përmendi mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së...

Më shumëDetails

‘‘Gjysmë milioni euro zhvatje’’, Ramadani: 463 militantë të VV’së marrin paga, prokuroria të veprojë

‘‘Gjysmë milioni euro zhvatje’’, Ramadani: 463 militantë të VV’së marrin paga, prokuroria të veprojë
19/08/2026 - 11:25

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, gjatë një konference për media, ka folur për ‘’shkelje financiare’’ që po ndodh gjatë situatë aktuale politike. Ramadani, ka folur për afër gjysmë...

Më shumëDetails

Hoxha: Vetëvendosje e ka heshtur Kuvendin dhe kështu po e hesht edhe popullin

Hoxha: Vetëvendosje e ka heshtur Kuvendin dhe kështu po e hesht edhe popullin
19/08/2026 - 11:15

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka shkruar në lidhje me protestat e tyre të vazhdueshme që po i bëjnë para dyerve të Kuvendit dhe Qeverisë duke kërkuar mbajtjen...

Më shumëDetails

Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te Liqeni i Radoniqit, niset me veturë për t’i parë

Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te Liqeni i Radoniqit, niset me veturë për t’i parë
19/08/2026 - 11:09

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se sot, Inspektorati Mjedisor do i rrënojë disa objekte te Liqeni i Radoniqit, të cilat ‘’janë ndërtuar pa leje...

Më shumëDetails

Ngërçi institucional, Haxhiu diskuton me ambasadorin britanik

Ngërçi institucional, Haxhiu diskuton me ambasadorin britanik
19/08/2026 - 10:33

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK-së: Kemi komunikim të shëndetshëm me Hamzën e Gjinin

Deputeti i LDK-së: Kemi komunikim të shëndetshëm me Hamzën e Gjinin
19/08/2026 - 10:29

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka folur për komunikimin dhe takimet me partitë opozitare, duke thënë se LDK-ja ka marrëdhënie të shëndetshme me përfaqësuesit e tyre. Sadiku tha...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë