Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Stano: Veprimet e fundit në veri mund të ndikojnë negativisht në heqjen e masave ndaj Kosovës

06/08/2024 - 16:57
në Kryesore, Lajme
A A
Stano e ripërsërit: Çdo vendim për hapjen e Urës së Ibrit duhet të dalë nga dialogu në Bruksel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka lënë të kuptohet të martën, në mënyrë indirekte se, veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, mund të kenë ndikim negativ në mundësinë e heqjes së masave ndëshkuese, të vëna ndaj Kosovës më shumë se një vit më parë.“Fakti që BE-ja vendosi masa kundër Kosovës, vitin e kaluar, është pasqyrë e hapave që çuan në përshkallëzim. Tani shohim më shumë hapa të njëanshëm dhe më shumë veprime të pakoordinuara. Ky, në të vërtetë, nuk është shtensionim. Kjo çon në përshkallëzim të mëtejshëm. Këtë duhet ta kuptojnë qartë ata që marrin vendime në Prishtinë”, ka thënë Stano.

Më 5 gusht, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të Kosovës, me arsyetimin se puna aty është kryer pa licencë dhe pa regjistrim në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).Bashkimi Evropian ka thënë se veprimet e autoriteteve të Kosovës janë të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe në kundërshtim me marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, në dialogun që ndërmjetëson vetë blloku evropian.
Shtetet e Bashkuara kanë reaguar, gjithashtu, ndaj vendimit, duke thënë se janë të tejet të zhgënjyera me veprimet e kryera.Siç transmeton REL, Stano ka përsëritur sërish të martën që autoritetet e Kosovës të rishqyrtojnë vendimin dhe të gjejnë zgjidhje për këtë çështje, në kuadër të dialogut.

“Ne e kemi bërë shumë të qartë se çfarë presim nga Qeveria e Kurtit. Presim që ta shqyrtojë dhe trajtojë këtë çështje në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, dhe të paraqesë propozime që do të trajtonin ndikimin e mundshëm negativ të këtij vendimi në popullin e veriut të Kosovës”, ka thënë mes tjerash Stano.

I pyetur për pasojat e mundshme të aplikimit të Kosovës për të fituar statustin e vendimit kandidat për anëtarësim në BE, dhe në heqjen e masave të vëna ndaj Kosovës më 2023, Stano ka vlerësuar që të gjitha këto janë “fusha ku Kosova ka probleme”.

Më herët gjatë ditës edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se veprimet e tilla të Kosovës rrezikojnë bllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE.Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE, më 15 dhjetor të vitit 2022. Por, ky aplikim ende nuk është shqyrtuar dhe rrjedhimisht Kosova mbetet vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që nuk ka statusin e vendit kandidat.

Më 6 gusht, Posta e Serbisë ka thënë se i janë ndaluar dërgesat postare në veri të Kosovës.Sipas saj, Policia e Kosovës i ka ndaluar në pikën kufitare të Jarinjës, dërgesat postare që po transportoheshin përmes një furgoni të linjës së rregullt mes Rashkës në Serbi dhe Graçanicës në Kosovë.
Ajo ka bërë thirrje për zgjidhjen e kësaj situate, uljen e menjëhershëm të tensioneve dhe që të mundësohet funksionimi pa pengesa i transportit postar në veri të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër

Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër
19/08/2026 - 09:35

Artikuj luksozë, farmaceutikë, shërbime financiare, logjistikë: këta janë njerëzit më të pasur në Zvicër, sipas revistës zvicerane për çështje ekonomike “Bilanz”. 1. Gérard Wertheimer (Artikuj luksozë) Me një...

Më shumëDetails

Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri

Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri
19/08/2026 - 09:22

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës. Sipas njoftimit të MINT-it, një litër naftë sot do të kushtojë 1.77...

Më shumëDetails

Ia mori zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë

Ia mori zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
19/08/2026 - 09:16

Një grua ka raportuar në Polici se një person i panjohur i ka grabitur një zinxhir ari nga qafa, në derën e një ashensori. Sipas Policisë, i dyshuari...

Më shumëDetails

Katër linja autobusësh nga Fushë Kosova drejt Prishtinës pezullohen, banorët pa transport

Katër linja autobusësh nga Fushë Kosova drejt Prishtinës pezullohen, banorët pa transport
19/08/2026 - 09:13

Tri kompani transporti nga Fushë Kosova kanë njoftuar se nga sot do të pezullojnë përkohësisht shërbimin e transportit në katër linja drejt Prishtinës. Banorët e Grabovcit, Harilaqit, Hencës...

Më shumëDetails

“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitet për 80-vjetorin e Bill Clintonit

“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitet për 80-vjetorin e Bill Clintonit
19/08/2026 - 09:07

Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizon aktivitetin tradicional me rastin e 80-vjetorit të lindjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton. Aktiviteti do të mbahet në Stacionin e Brigadës së Zjarrfikësve...

Më shumëDetails

Aksident tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë në Smrekonicë, humbin jetën dy të rinj

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
19/08/2026 - 08:54

Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë natës në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Smrekonicë. Sipas policisë, viktimat janë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë