Me vizitën e zyrtarëve të Vetëvendosjes tek Ura e Ibrit, ka ironizuar ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas deklaratave të Qeverisë së do të hapet ura e Ibrit për qarkullim të automjeteve.
Ismaili ka ironizuar me tre ministrat që shkuan në Veri, duke thënë se “tre sherifat e ri në qytet kësaj rradhe kanë për t’a ndreçë punën”.
Tutje ajo ka thënë se “qasja konfrontuese e Kurtit ndaj BE-së, SHBA-ve dhe vendeve perëndimore, po e shkatërron reputacionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare”.
“Ata po përshkallëzojnë armiqësinë ndaj BE-së, SHBA-së dhe Perëndimit, duke izoluar vendin dhe kësisoji dorëzuar atë në pjatë të Serbisë! Në fund të fundit, cila është alternativa e Kosovës për aleanca, nëse nuk është BE-ja dhe SHBA-të?”











