Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bislimi për BE-në: Gatishmërinë e reagimit e ka më të lartë në dënimin e Kosovës dhe rikthimin prapa të dialogut

06/08/2024 - 18:45
në Kryesore, Lajme
A A
Bislimi për draftin: Nuk mund të dërgojmë artikuj gazetash as opinione në Gjykatën Kushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi i ka reaguar ashpër Bashkimit Europian, mbi kritikat për aksionin e djeshëm në veri, se mbyllja e pikave postare serbe, e dëmton procesin e dialogut.

Siç thekson Bislimi mes tjerash, BE gatishmërinë e reagimit e ka më të lartë në dënimin e Kosovës dhe rikthimin prapa të procesit të dialogut.

”BE-ja gatishmërinë e reagimit po e ka më të lartë në dënimin e Kosovës dhe rikthimin prapa të procesit në çështjet e dialogut teknik, duke kontribuar negativisht në ecjen përpara drejt marrëveshjes finale”.

Reagimi i plotë:

Pas informacioneve të marra nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licensë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), Policia ka mbyllur ditën e djeshme nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri.

Posta e Serbisë ka vepruar ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës. Veprimet e ndërmarra ditën e djeshme nga Policia, janë vetëm në shërbim të mbrojtjes së sundimit të ligjit, konkurrueshmerisë, dhe kushtetutshmërisë në vend. Strukturat paralele dhe aktiviteti ilegal, nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Kjo, do të duhej të mbështetej fuqishëm edhe nga partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë.

Republika e Kosovës punon çdo ditë që t’i përafrohet standardeve, vlerave e parimeve më të larta të Bashkimit Evropian. Përmes Marrevëshjes së Stabilizim-Asocimit që Kosova e ka me BE-në, ne si shtet obligohemi që sipas neneve 74, 75, 91, 94, 96 dhe 99, të ndërtojmë dhe praktikojmë ekonominë e tregut të lirë, t’i përmbahemi rregullave të mbrojtjes së konkurrueshmërisë në treg si dhe ndalimit, parandalimit dhe luftimit të aktiviteteve të tjera ilegale. Për më tepër, parakushtet kryesore për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian janë drejtësia, sundimi i ligjit dhe mbrojtja e respektimi i tyre.

Një entitet i Serbisë, në këtë rast Posta e Serbisë, ka operuar jashtëligjshëm jashtë territorit të Serbisë, e për më tepër në një shtet të cilin ajo nuk e njeh. Prezenca e këtyre zyrave në territorin e Republikës së Kosovës përveçse paraqet shkelje të rëndë të parimeve të fqinjësisë së mirë, ato gjithashtu përbëjnë aktivitet ilegal, shkaktojnë çrregullim tregu, dhe prishjen e konkurrencës.

Fakti që çështja e shërbimeve postare është konsideruar si diskutim për të ardhmen në marrëveshjet e kaluara të viteve 2013 dhe 2015, nuk nënkupton që në ndërkohë Posta e Serbisë të vijojë operimin ilegal në vend, të shkelë të gjitha rregullat, ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Asgjë nuk nënkupton të drejta, apo tolerim të entiteve ilegale në vend. Kjo asesi nuk mund të jetë e pranueshme dhe e lejueshme për shtetin tonë, e parimisht nuk do të duhej të ishte e pranueshme as nga ana e Bashkimit Evropian.

Dialogu në Bruksel në vend se të përqëndrohej në çështjet qendrore dhe tejet të rëndësishme, e që lidhen me mohimin e Serbisë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues të Ohrit, të shprehur si përmes shkeljeve të shumëfishta por edhe nga letra zyrtare e deponuar në Shërbimin e Jashtëm të BE-së nga ish-kryeministrja Brnabiq, si dhe deklaratat e vazhdueshme nga presidenti Vuçiq dhe së fundmi kryeministrit Vuçeviq, BE-ja gatishmërinë e reagimit po e ka më të lartë në dënimin e Kosovës dhe rikthimin prapa të procesit në çështjet e dialogut teknik, duke kontribuar negativisht në ecjen përpara drejt marrëveshjes finale.

 

JU REKOMANDOJMË

Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër

Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër
19/08/2026 - 09:35

Artikuj luksozë, farmaceutikë, shërbime financiare, logjistikë: këta janë njerëzit më të pasur në Zvicër, sipas revistës zvicerane për çështje ekonomike “Bilanz”. 1. Gérard Wertheimer (Artikuj luksozë) Me një...

Më shumëDetails

Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri

Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri
19/08/2026 - 09:22

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës. Sipas njoftimit të MINT-it, një litër naftë sot do të kushtojë 1.77...

Më shumëDetails

Ia mori zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë

Ia mori zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
19/08/2026 - 09:16

Një grua ka raportuar në Polici se një person i panjohur i ka grabitur një zinxhir ari nga qafa, në derën e një ashensori. Sipas Policisë, i dyshuari...

Më shumëDetails

Katër linja autobusësh nga Fushë Kosova drejt Prishtinës pezullohen, banorët pa transport

Katër linja autobusësh nga Fushë Kosova drejt Prishtinës pezullohen, banorët pa transport
19/08/2026 - 09:13

Tri kompani transporti nga Fushë Kosova kanë njoftuar se nga sot do të pezullojnë përkohësisht shërbimin e transportit në katër linja drejt Prishtinës. Banorët e Grabovcit, Harilaqit, Hencës...

Më shumëDetails

“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitet për 80-vjetorin e Bill Clintonit

“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitet për 80-vjetorin e Bill Clintonit
19/08/2026 - 09:07

Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizon aktivitetin tradicional me rastin e 80-vjetorit të lindjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton. Aktiviteti do të mbahet në Stacionin e Brigadës së Zjarrfikësve...

Më shumëDetails

Aksident tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë në Smrekonicë, humbin jetën dy të rinj

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
19/08/2026 - 08:54

Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë natës në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Smrekonicë. Sipas policisë, viktimat janë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë