Arbër Vokrri i Vetëvendosjes, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka qortuar ashpër bashkësinë ndërkombëtare për kundërshtitë e fundit në lidhje me veprimet në veri.
Ai ka thënë se Kosova “nuk mund të mbetet peng i disponimit të diplomatëve”.
“Ta keni parasysh një gjë: Shpesh ndodh në marrëdhëniet ndërkombëtare që Republika e Kosovës të shantazhohet me argumentin ose faktin se ende nuk e ka kompletuar shtetësinë e vet. Që në situatë konkrete nënkuptonte, mungesën e sovranitetit në të gjithë territorin, mungesën kontrolli të kufijve, praninë e institucioneve paralele të shtetit fqinj e ende armik. Dhe si një shtet i tillë i brishtë i pakompletuar, i nënshtrohet shantazhit dhe nuk merret seriozit. Dhe mandej kishte dhe ka pasur dhe vazhdon të ketë pasoja”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.












