Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti viziton SOS Fshatrat, pranon dhuratë simbolike nga fëmijët

07/08/2024 - 18:45
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti viziton SOS Fshatrat, pranon dhuratë simbolike nga fëmijët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe zëvendësministrin e Financave, Punëve dhe Transfereve, Agon Dobruna, vizituan kampin veror të SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Në një komunikatë për media është bërë e ditur se gjatë një bashkëbisedimi me stafin e SOS Fshatrat, Kurti u njoftua rreth qëllimit dhe rezultateve të Programit të Fuqizimit të Familjes, rreth mbarëvajtjes së punëve në përgjithësi, si dhe aktiviteteve në kuadër të kampit veror dhe organizimet e ndryshme në SOS Fshatrat.

“Programi i Fuqizimit të Familjes zbatohet në Prishtinë, Fushë Kosovë e Graçanicë dhe qëllim ka fuqizimin e familjeve për të parandaluar braktisjen. Programi punon direkt me familjet në katër shtylla kryesore: prindësi të mirë, edukim, shëndetësi, përkrahje psikosociale dhe fuqizim ekonomik. Familjet që janë pjesë e programit të Fuqizimit të familjes janë familje, të cilat ballafaqohen me shumë sfida dhe si rezultat i sfidave, janë në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror. Një familje qëndron në programet e SOS prej tri deri ne pesë vite dhe gjatë kësaj kohe mbështetet në vazhdimësi nga stafi i përgatitur dhe profesional. Momentalisht Programi i Fuqizimit të familjes mbështet rreth 900 përfitues prej të cilëve 661 fëmijë dhe të rinj dhe familjet e tyre. Ndërsa, përgjatë tri viteve të fundit, 92 familje me mbi 200 fëmijë në rrezik, kanë dalë nga programi si familje të fuqizuara, të cilat falë programit të fuqizimit të familjes mund t’u ofrojnë fëmijëve të tyre ngrohtësinë e familjes dhe t’i përkrahin në zhvillimin e potencialit të tyre të plotë”, u tha në komunikatë.

Kurti u shpreh i kënaqur me organizimin e këtij programi dhe përgëzoi stafin për punën dhe kujdesin e vazhdueshëm që kanë për fëmijët. Gjatë bisedës me stafin ai nënvizoi miratimin në dhjetor të vitit të kaluar të Ligjit për Shërbimet Sociale dhe Familjare,  ligj ky, i cili do të fuqizojë përkrahjen për fëmijët që përkujdesjen e gjejnë në SOS Fshatrat.

Kurti gjithashtu u shoqërua me fëmijët që po marrin pjesë në këtë kamp veror, nga të cilët pranoi edhe një dhuratë simbolike punëdore.

Kampi veror, i organizuar në kuadër të Qendrës Mbështetëse për Fëmijë dhe Familje, nën moton “Një verë me shumë ngjyra”, u vlerësua i suksesshëm. Në të kontribuuan donatorë dhe vullnetarë të shumtë që e bënë të mundur një javë plot argëtim, lojëra dhe kujtime të bukura për fëmijët pjesëmarrës.

JU REKOMANDOJMË

“Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

“Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit
19/08/2026 - 00:17

Deputeti i PDK-së, Ariani Tahiri ështṛ kundërpërgjigjur ndaj një deklarate të Halil Gecit (Guxo), i cili e ka quajtir Tahirovski. Tahiri në Klan Kosova ka thënë se kushdo...

Më shumëDetails

“Gjithçka skenar, Kurti po bën filma tragjikë e komikë”, godet Tahiri i PDK-së (Video)

“Gjithçka skenar, Kurti po bën filma tragjikë e komikë”, godet Tahiri i PDK-së (Video)
18/08/2026 - 23:50

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke e akuzuar për bllokim të institucioneve dhe zgjatje të krizës...

Më shumëDetails

Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje

Matoshi: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet, doli me e fortë se asnjëherë më parë!
18/08/2026 - 23:03

Komentatori politik dhe publicisti Halil Matoshi ka hedhur dyshime mbi gatishmërinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të gjetur zgjidhje për ngërçin politik në vend. Duke komentuar...

Më shumëDetails

Rubio e cilëson “të korruptuar”, SHBA-ja sanksionon kryetaren dhe një prokuror të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Rubio e cilëson “të korruptuar”, SHBA-ja sanksionon kryetaren dhe një prokuror të Gjykatës Penale Ndërkombëtare
18/08/2026 - 22:57

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar vendosjen e sanksioneve ndaj presidentes së Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), Tomoko Akane, dhe prokurorit të lartë të kësaj gjykate, Abdoulaye Seye, i cili...

Më shumëDetails

Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet

Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet
18/08/2026 - 22:30

Komisioni Evropian ka komentuar tërheqjen graduale të trupave të KFOR-it nga Ura e Ibrit në Mitrovicë, për çka ka thënë se pret koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota ndërmjet...

Më shumëDetails

Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President

Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President
18/08/2026 - 22:20

Familja e Ilaz Ramajlit ka mohuar se emri i tij është propozuar për president nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë diskutimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Burime...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë