Para pak minutash në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë është parë një burrë teksa ka rrëmbyer një grua në mes të rrugës.
Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në kushte anonimiteti kanë rrëfyer për Sinjalin se si e panë gruan teksa tërheqej zvarrë nga i dyshuari nga një rrugicë në tjetrën
Personat që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë njoftuar se menjëherë e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për të intervenuar por pavarësisht se njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes, nuk ka mundur ta kap të dyshuarin.
Tutje sipas sinjalizuesve, burri ka qenë me trup të gjatë dhe me një kapelë në kokë.












