
Policia e Kosovës ka njoftuar të hënën për arrestimin e 33-vjeçarit N.H., i cili ishte në kërkim që dy muaj, pasi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës. I riu u prangos në fshatin Biçec të Kaçanikut, ku në përpjekje për të ikur, dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Nuhi Horunin, ndaj të cilit, pas arrestimit, Gjykata Themelore në Ferizaj, ka lëshuar aktvendim për masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. I njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.
Ndryshe, sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari u ka shkaktuar lëndime trupore zyrtarëve policorë, ku të njëjtit më pas janë detyruar të marrin edhe tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.











