Masat e Bashkimit Europian ndaj Kosovës mund të shtohen nëse Qeveria vazhdon me vendime që bashkësia ndërkombëtare po i konsideron si të njëanshme e të pakoordinuara.
Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ku thotë se çdo herë kur jemi paralajmëruar dhe qeveria nuk e ka marrë seriozisht ne jemi ndëshkuar.
Ajo potencon se me sanksione Kosova ka humbë shumë projekte por edhe besimin e miqëve ndërkombëtarë.
“Sa herë jemi paralajmeruar e qeveria nuk e ka marrë seriozisht paralajmërimin ne jemi ndëshkuar, e në fakt Kosova veq ka sanksione e me këto sanksione Kosova ka humb shumë projekte por edhe besimin e miqeve tonë. Ne jemi per shtrirje te sovranitetit e integritetit në tërë territorin e Kosovës por jo me standardin që Kosova po dëmtohet në imazh e në besim nga aleatët”, tha ajo.
Tutje, thotë se tani pasi jemi në vit zgjedhor Kurti ka për synim të bëjë veprime eskaluese në veri, që ta mbajë besimin e qytetarëve për ti fituar zgjedhjet
“Po meqenëse jemi në vit zgjedhor Kurti ka synim për veprime eskaluese në veri për të mbajt besimin e militantëve veç për të fituar zgjedhjet me kushtin që edhe Kosova me humb. Me këto agjenda të Kurtit, ministrave, deputeteve të mazhorances që kush nuk mendon si Kurti duhet të sulmohet e të degradohet nga ushtria e fb, bile bile edhe aleatët tonë amerikan ka pasoja për vendin”, u shpreh ajo.
Deputetja thekson se nëse vazhdohet kështu me sanksione vendi do shkoj drejt mbylljes dhe po e humb prespektivën europiane.
“Dhe nëse vazhdohet me sanksione të tjera vendin po e dërgojmë nga mbyllja e po e humbim prespektiven europiane.E gjithë kjo shkon në favor të Serbisë.E zoti Kurti gjithë këtë po e bënë qëllimshëm”, përfundoi Kadrijaj.












