
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë Kurti për rritjen e shpenzimeve të udhëtimeve.
Shala thotë se “fatura” e pushtetit në luksin qeveritar ka thyer rekordin e të gjitha qeverive të tjera.
Shifrën për gjashtë mujorshin e këtij viti, prej 5.25 milionë euro, të harxhuar për shpenzime, Shala e cilësoi si shumë të lartë.
“Janë shpenzime shumë të larta, kostoja e Qeverisë në luksin institucional është e lartë si asnjëherë tjetër dhe është rekord i të gjitha qeverive në Kosovë”, ka deklaruar Shala.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, tha se Qeveria ka demantuar premtimet e veta me statistikat e shpenzimeve të udhëtimeve.












