Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MASHT-i ende pa vendim për tekstet shkollore

13/08/2024 - 09:35
në Kryesore, Lajme
A A
MASHT-i ende pa vendim për tekstet shkollore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kanë mbetur rreth tri javë që të fillojë procesi mësimor parauniversitar dhe Ministria e Arsimit ende nuk ka bërë të ditur se cili do të jetë modeli që ka zgjedhur për furnizimin e nxënësve me mjetet shkollore. Komunat dhe Sindikata e Arsimit kërkojnë nga MASHT-i që mos të përsëritet furnizimi sikurse vitin e kaluar.

Po kështu edhe prindërit ende nuk janë informuar për mënyrën e furnizimit me tekste shkollore nga Ministria e Arsimit. Këshilli i Prindërve ka kërkuar që sivjet të bëhet sigurimi i teksteve ashtu siç ka qenë praktika e mëhershme, e jo sikur vitin e kaluar.

“Deri tani nuk kemi asnjë informacion zyrtar se si do të veprohet këtë vit, përderisa vonesa në definim të metodologjisë nga ana e MASHTI-t është e panevojshme dhe e paarsyeshme. Ne i bëjmë thirrje MASHTI-t që t’i blejë tekstet shkollore dhe t’i shpërndajë nëpër shkolla para 1 shtatorit, që viti shkollor të fillojë me kohë dhe pa probleme”

Në Komunën e Prishtinës nuk ka informacione se si do të procedohet me tekstet shkollore, pasi kjo është përgjegjësi e MASHT-it.

“Deri tani në këto momente që po flasim, sipas informacioneve që i kemi nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe vetë drejtoresha Lushaku, nuk kemi marrë asnjë informatë të themi fillestare e aq më pak ndonjë tekst shkollor. Nga praktika e viteve të kaluara, kanë qenë që janë dhënë nëpër komuna në rastin konkret për kryeqytetin tekste shkollore të mjaftueshme për të gjitha ciklet, pra prej klasës së parë deri në të nëntën e pastaj të njëjtat janë dërguar e janë përcjellë tek të gjithë nxënësit”, tha Donat Lushaku, zëdhënës i Komunës së Prishtinës .

Përfaqësuesit e sindikatës së Arsimit para dy javësh kishin zhvilluar një takim me zëvendësministrin e Arsimit. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se kanë kërkuar nga Ministria që t’i furnizojë shkollat me libra.

“Nga ajo kohë e deri më tani nuk kemi ndonjë informacion zyrtar, përveç nga ajo që lexojmë në medie dhe konsideroj se për cilëndo formë, qoftë për t’i dërguar në shkolla, qoftë por t’i dërguar në librari, që do të ishte prapë gabim i përsëritur. Disi jemi duke u vonuar, gjegjësisht MASHTI është duke u vonuar, ngase nuk kanë mbetur edhe shumë kohë për të filluar viti i ri shkollor 2024-2025”, tha Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.

Ndërkohë, gjatë ditës, RTK i është drejtuar Ministrisë së Arsimit me pyetjet për sigurimit të teksteve shkollore. Por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Kryetarët e komunave në protestë më 3 shtator para Qeverisë, konfirmon deputetja Bytyqi

Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit
18/08/2026 - 12:31

Kryetarët e komunave pritet të protestojnë më 3 shtator para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie për çështjet me të cilat po përballen komunat. Deputetja e Aleancës për...

Më shumëDetails

‘‘S’është normale shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës’’, Çitaku: Demokracia s’matet vetëm me votën që e fiton

Çitaku: Qeveria e ardhshme do të jetë pa Vetëvendosjen
18/08/2026 - 12:04

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se në demokraci nuk është normale ‘’shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës’’. Deputetja ka shtuar se Kushtetua, ‘’nuk është...

Më shumëDetails

“Fotoja nga takimi i Kurtit me partitë e komuniteteve të kujton skenat e Millosheviqit ku atë kohë synonte të krijohej përshtypja se “gjithçka është në rregull”

Muharremi bën analizën: Sa vota mund t’i marrin LDK-ja dhe Vjosa Osmani
18/08/2026 - 12:00

Analisti politik Shenoll Muharremi dhe ish mbështetës i VV-së ka kritikuar ashpër pushtetin e Albin Kurtit, duke e krahasuar një fotografi të fundit me skenat e takimeve të...

Më shumëDetails

Kabashi-Ramaj nga foltorja e Kuvendit: Deputeti Kurti po e çon vendin drejt autokracisë, të konstituohet Kuvendi

Kabashi-Ramaj nga foltorja e Kuvendit: Deputeti Kurti po e çon vendin drejt autokracisë, të konstituohet Kuvendi
18/08/2026 - 11:45

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot në orën 11:00 ka qenë të pranishëm në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës nga ku thanë...

Më shumëDetails

PDK në sallën e Kuvendit, bashkohen edhe dy deputetë të Aleancës

PDK në sallën e Kuvendit, bashkohen edhe dy deputetë të Aleancës
18/08/2026 - 11:37

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës. PDK-ja dje i ka dërguar kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, për vazhdimin...

Më shumëDetails

Tahiri: Mendojnë se do të lodhemi, por ne s’kemi punë tjetër veç të vijmë në sallën tonë!

Tahiri: Mendojnë se do të lodhemi, por ne s’kemi punë tjetër veç të vijmë në sallën tonë!
18/08/2026 - 11:32

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se opozita nuk do të heqë dorë nga kërkesa për konstituimin e kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve. Tahiri tha se, pavarësisht...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dolce shfaqet provokuese në paraqitjen e re (Foto +16)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • U ndanë Elijona e Klodi? Olti Curri zbulon gjithçka

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë