Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka kritikuar partinë në pushtet për propagandë për rastin “Dehari” dhe çështjen e urës së Ibrit.
Ajo ka bërë me dije se derisa VV-ja po propagandon për këto dy çështje, në Klinikën Emergjente nuk ka karrige për pacientë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar për mungesën e karrigeve në Emergjencë e ka informuar një familje e një pacienti
“Spitalet e Kosovës po përballen me mungesë të pajisjeve elementare, mungesë të barnave esenciale, madje ankesa e fundit e një familjari të pacientit më shkruan se, po mungojnë karriget në Klinikën Emergjente për bartjen e pacientëve, por pushteti i Qeverisë Kurti 2 vazhdon me propagandën me rastin e supershfrytëzuar elektoralisht, “Rastin Dehari”, si dhe me hapjen e Urës së Ibrit”, ka shkruar ajo.
Sipas deputetes së LDK-së, Qeveria Kurti ka degraduar çdo fushë.
“Kjo qeveri e drejtuar nga kryedemagogu Albin Kurti, e degradoi shëndetësinë, ekonominë, arsimin, e çdo gjë tjetër; e futi Kosovën në sanksione, e izoloi në marrëdhëniet diplomatike me Perëndimin, dhe na mbyti me propagandë. O kryedemagog, pajisi spitalet me gjërat esenciale! Dorëzohu dhe ik në shtëpi, se nuk je për qeverisje! Nuk mbahet shteti me rima poetike e patetike!”, ka shkruar Bunjaku.












