Ftesës së Partisë Demokratike të Kosovës për mbajtjen e seancës konsituive, i është përgjigjur pozitivisht Aleanca. Dy deputetët e kësaj partie Besnik Tahiri dhe Albana Bytyqi, tashmë kanë hyrë në sallën e kuvendit.
Partia Demokratike e Kosovës dje i është drejtuar sërish kryesuesit Avni Dehari, për vazhdimin e seancës konstituive.
Deputetët e PDK-së në letrën e dërguar në adresën e Deharit, i kanë kërkuar atij që kjo të bëhet sot me fillim nga ora 11:00.
“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, thuhet në letrën e PDK-së.














