Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tenderi 7 milionë € për të cilin u raportua, miku i Ministrit Vitia ftohet për intervistim në polici

13/08/2024 - 14:56
në Kryesore, Lajme
A A
Tenderi 7 milionë € për të cilin u raportua, miku i Ministrit Vitia ftohet për intervistim në polici
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Elvir Azizi, drejtor i Përgjithshëm i ShSKUK-së, është intervistuar nga krimet ekonomike për tenderin 7 milionë euro për të cilin ka raportuar Gazeta Insajderi. Azizi është emëruar vjet në krye të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe është mik me ministrin e e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në mars të këtij viti Gazeta Insajderi ka raportuar për dyshime në shkelje të ligjit në tenderin 7 milionësh të ShSKUK-së.

Kontrata prej afro 7 milionë euro për pastrim euro iu dha kompanisë që ka përfituar vazhdimisht tenderë nga ShSKUK, “Laguna”.

Në garë për këtë kontratë ishin edhe katër kompani tjera.

Lidhur me këtë siç mëson Gazeta Insajderi, në gusht është intervistuar nga krimet ekonomike Elvir Azizi, drejtor i Përgjithshëm i ShSKUK-së.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në përgjigjen e dhënë për Insajdeirn thuhet se drejtori është intervistuar në cilësinë e dëshimtarit.

“Drejtori i ShSKUK-së, ka dhënë deklaratë në cilësi të dëshmitarit, për rastin në fjalë. Për më tepër drejtohuni tek organet kompetente!“, thuhet në përgjigje.

Tenderi 7 milionësh i ShSKUK-së për kompaninë “Laguna”, ngritën dyshime për shkelje të ligjit

Kompania ofertuese për tenderin 7 milionësh “Aroma Plus”, ishte ankuar për Qendrën Klinike Universitare.

Sipas kompanisë në ketë tender ka pasur shkelje të ligjit dhe se është shpërblyer me kontratë kompania e papërgjegjshme.

Në dokumentin që ka publikuar Gazeta Insajderi theksohej se kompania fituese ka dorëzuar vërtetimin e ATK-së me afat të skaduar dhe se pavarësisht kësaj, SHSKUK e ka pranuar si të mirëqenë.

Rreth ankesave për keqpërdorime në këtë tender Gazeta Insajderi kishte pyetur edhe kompaninë fituese “Laguna”.

Por, ata ksihin deklaruar se qëndrojnë në rregull me pjesën e dokumentacionit.

Kush është njeriu i Vitisë në krye të SHSKUK-së?

Në qershor të vitit 2023, njeriu i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia është përzgjedhur drejtori i i përgjithshëm i SHSKUK-së. Elvir Azizi kishe fituar më së shumti pikë, ai ishte poentuar me 74.2 pikë.

Elvir Azizi për një kohë të gjatë ka këshilluar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai shërbente si ekspert i jashtëm. Dorëheqja e tij pak para hapjes së konkursit për drejtor të përgjithshëm në SHSKUK, nxiste dyshime se konkursi veçse ishte kurdisur.

Azizi, ishte i angazhuar si ekspert i fushës së Farmacisë përmes një marrëveshje që kishte lidhur Banka Botërore me Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga dhënia e ekspertizave për ministrinë e Vitisë kishte dhënë dorëheqje në momentin kur kishte parë konkursin për të parin e SHSKUK-së.

Ndërkohë ishte raportuar për lidhjen mes dyshes, duke thënë se ata kanë qenë kolegë të studimeve.

Përveç kësaj, është publikuar edhe një fotografi e vitit 2017-të, e cila dëshmon për shoqërinë e Vitisë me tashmë drejtorin e ri të SHSKUK-së.

Fotoja ishte realizuar në kohën kur Vitia ishte drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë, e cila në atë kohë udhëhiqej nga Shpend Ahmeti.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Mendojnë se do të lodhemi, por ne s’kemi punë tjetër veç të vijmë në sallën tonë!

Tahiri: Mendojnë se do të lodhemi, por ne s’kemi punë tjetër veç të vijmë në sallën tonë!
18/08/2026 - 11:32

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se opozita nuk do të heqë dorë nga kërkesa për konstituimin e kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve. Tahiri tha se, pavarësisht...

Më shumëDetails

Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës

Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës
18/08/2026 - 11:26

Ftesës së Partisë Demokratike të Kosovës për mbajtjen e seancës konsituive, i është përgjigjur pozitivisht Aleanca. Dy deputetët e kësaj partie Besnik Tahiri dhe Albana Bytyqi, tashmë kanë...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kurti do të zhvillojë një tjetër takim me LDK-në për çështjen e presidentit

Haxhiu: Kurti do të zhvillojë një tjetër takim me LDK-në për çështjen e presidentit
18/08/2026 - 10:42

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë këtyre ditëve do të zhvillojë një tjetër takim me LDK-në....

Më shumëDetails

Haxhiu: Duhet të gjendet një president konsensual, LVV-ja shpreh gatishmëri

Haxhiu: Duhet të gjendet një president konsensual, LVV-ja shpreh gatishmëri
18/08/2026 - 10:34

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur konferencë për media pas takimit me liderët e subjekteve politike, ku është diskutuar për situatën politike dhe...

Më shumëDetails

E rëndë në Obiliq: Një person gjendet i vdekur në vendin e punës

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
18/08/2026 - 10:09

Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Shipitullë të Obiliqit. Rasti është raportuar më 16 gusht, rreth orës 21:00. Sipas policisë,...

Më shumëDetails

Hoxhaj për takimin e thirrur nga Haxhiu: S’ka proces tjetër politik pa u konstituuar Kuvendi

Hoxhaj: Serbia ka për qëllim t’i shndrrojë komunat në veri në pikën më të tensionuar në Evropë
18/08/2026 - 09:50

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se në Kosovë, sipas tij, nuk funksionon më rendi kushtetues dhe se i vetmi proces politik legjitim në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dolce shfaqet provokuese në paraqitjen e re (Foto +16)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Buzhala: Sot pritet anulimi i tenderit 15 milionësh të fituar me dokument të falsifikuar nga IP Petrol e Shaip Mikullovcit!

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë